Beogradi pa strategji

Autoritetet e Beogradit nuk kanë ndonjë plan konkret për t’iu kundërvënë Strategjisë që është hartuar nga Qeveria dhe ICO’ja për vendosjen e ligjshmërisë në veriun e Kosovës.
Madje, kjo temë, zyrtarisht, as që është diskutuar ndonjëherë në Qeverinë e Mirko Cvetkovicit. Megjithëkëtë, zyrtarët serbë kundërshtojnë ashpër implementimin e kësaj strategjie.
Milivoje Mihajlovic, Zëdhënës i Qeverisë së Serbisë, ka deklaruar se Beogradi do të përpiqet të pengojë çdo hap që ndërmerr Prishtina në drejtim të konsolidimit të pavarësisë së saj.
“Qeveria e Serbisë nuk ka plan kundër Strategjisë për Veriun, të hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe ICO’ja. Ky dokument nuk është diskutuar në Qeverinë e Serbisë”, ka deklaruar Mihajlovic, të martën, gjatë një takimi me gazetarët kosovarë.
“Gjithçka ndërmerr Qeveria e Prishtinës për forcimin e pavarësisë, Serbia do të mundohet ta pengojë”, ka shtuar ai.
Shumë më ashpër kundër Strategjisë shprehet Goran Bogdanovic, Ministër serb për Kosovën.
“Strategjia e përgatitur nga Pieter Feith dhe IPVQ’të e Kosovës është e papranueshme, jo vetëm për veriun e Kosovës, por edhe për tërë Kosovën”, ka deklaruar ai.
Bogdanovic, në takimin me gazetarët kosovarë, ka deklaruar se nuk duhet insistuar në zhbërjen e strukturave serbe që veprojnë në Kosovë.
“Aty ku kanë ekzistuar këto institucione, aty ka edhe serbë, pasi vetëm këto institucione janë kujdesur për serbët. Çka ka bërë Qeveria e Kosovës për këto dhjetë vjet për t’i integruar këta njerëz?”, ka pyetur Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Bogdanovic, njëherësh, ka kundërshtuar mënyrën se si u bë publike Strategjia. Sipas tij, nuk është dashur të publikohet në media, përpara se të diskutohet me palët në terren.
“Nëse dëshironi të bëni diçka të mirë, atëherë duhet që ta pyesni edhe palën tjetër. Nuk bën që së pari të dilet në media dhe të matet pulsi i opinionit, e më pastaj t’i përdridhni deklaratat tuaja siç po bën Pieter Feith”, tha ai.
“Nëse dëshirojmë t’i zgjidhim problemet, atëherë duhet të bisedojmë për këto. Me imponimin e zgjidhjeve, nuk arrihet asgjë”, shtoi Bogdanovic.
(Udhëtimi i një grupi gazetarësh nga Kosova, është mundësuar nga Zyra e Përfaqësuesit Special të BE’së në Prishtinë)