Jensen: Ligji i Lustracionit, nuk përmbush standardet ndërkombëtare
Ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, ka shprehur hapur mendimin e tij kundër Ligjit të Lustracionit. Jensen, gjatë një emisioni televiziv e ka përcaktuar këtë ligj një hap prapa për vendin. Mendoj se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Por, fatkeqësisht, së fundmi, kemi parë atë që do ta quaja hap prapa, para së gjithash me Ligjin e Lustracionit.
Çdokush në komunitetin ndërkombëtar e kupton se është e nevojshme një ndarje me të kaluarën. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por, një gabim, nuk mund të kurohet duke bërë një gabim tjetër, u shpreh Jensen. Sipas ambasadorit të Danimarkës në Tiranë, ky nuk është problemi i vetëm i Ligjit të Lustracionit, zbatimi i të cilit kështu siç është, do të pengojë integrimin europian. Sipas nesh ligji nuk përmbush standartet ndërkombëtare dhe sipas eksperteve tanë, disa nene të ligjit nuk janë në përputhje me kushtetutën e vendit. Dhe sigurisht, nëse ju nuk arrini standartet ndërkombëtare, ju nuk mund të bëheni një anëtar i Bashkimit Europian. Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë bërë paralajmërime për këtë duke shpresuar që ligji do të përmbushë standartet, por fatkeqësisht, të paktën deri tani nuk ka asnjë ndryshim. Unë këtë e shikoj si një hap prapa, ka përfunduar fjalën e tij ambasadori Jensen.
Email This Klikime: 5
Email This Klikime: 5