Sulm mbi kurdet Erdoan Ushtria do ti shkoje ne fund

Turqia ka ndërmarrë ofensivë ushtarake kundër militantëve kurdë në brendësi të tokës irakene, si reagim ndaj sulmeve të dy ditëve më parë, ku gjetën vdekjen 24 ushtarë turq. Ankaraja konfirmoi se 22 batalione apo 10 mijë ushtarë janë pjesë e operacioneve në Irakun e Veriut si dhe në pjesën juglindore të Turqisë.
Në veprimet ushtarake përfshihen forcat komando, ato paraushtarake, të mbështetura nga avionë dhe helikopterë. Janë pikërisht sulmet e militantëve kurdë të cilat vlerësohen se sollën humbjet më të rënda në ushtrinë turke që nga viti 1993 dhe për të cilat, presidenti Abdullah Gyl premtoi se do të hakmerrej, pikënisja e aksionit ushtarak.
Operacionet janë përqëndruar në pesë zona të ndara, por ushtarakët turq nuk kanë dhënë detaje sesa trupa kanë kaluar kufirin drejt Irakut. Në një konferencë televizive, kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha se ushtria është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj fushate. Njoftime të pakonfirmuara thonë se 21 militantë kurdë janë vrarë që nga nisja e oepracionit të mërkurën.
Gjatë këtyre muajve të fundit, dhuna midis ushtrisë dhe militantëve kurdë të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit është rritur së tepërmi. Guerrilat kërkojnë një autonomi më të madhe për zonën juglindore të vendit me shumicë kurde.Parlamenti turk javën e kaluar rinovoi mandatin që i jep ushtrisë kartë të bardhë për të ndjekur militantët edhe përtej kufijve të vendit. Nga ana tjetër, një zëdhënës i PKK-së konfirmoi për AFP-në luftime në vazhdim në dy zona. Shtetet e Bashkuara dhe NATO përmes deklarate mbështetën veprimet e Qeverisë së Ankarasë.
Juli Prifti