E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistër pronash për 240 vendorë

USAID Pas emërimit nga Këshilli i Ministrave i Drejtores së Agjencisë

Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) në mars 2010, programi i Sfidës së Mijëvjeçarit intensifikoi ndihmën për ta bërë këtë agjenci tërësisht funksionale. Aktet nënligjore për krijimin e Regjistrit të Planifikimit të Territorit, të hartuara me mbështetjen e USAID dhe të konsultuara me aktorë kyç qendrorë e vendorë, iu përcollën qeverisë shqiptare. Parashikohet që në përfundim të punës, portali në internet i këtij regjistri, i cili është aktualisht në zhvillim e sipër nga MçA2, do t’i kalojë AKPT-së. Ndërkohë, po planifikohet një trajnim trajnerësh për agjencinë, të cilët do të ndihmojnë 240 bashkitë dhe komunat e Shqipërisë në përdorimin e funksioneve të regjistrit. Kjo do të bëjë të mundur që këto struktura të qeverisjes vendore të raportojnë në formë elektronike informacionin dhe vendimet mbi planifikimin e territorit, një hap i rëndësishëm ky në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit. Gjithashtu, programi MçA2 po ndihmon AKPT-në për plotësimin e nevojave bazë për pajisje të teknologjisë së informacionit, si dhe me asistencë teknike për çështje organizative, duke përfshirë këtu dhe për krijimin e dymbëdhjetë qendrave rajonale të shërbimit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›