E dënuara për prostitucion lind një vajzë
Një e dënuar me tre muaj burg për prostitucion ka lindur në burg. Ajo ka lindur një vajzë, që sipas të dhënave është në gjendje të mirë shëndetësore. Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se dy ditë më parë, në maternitetin e kryeqytetit, M. Daullxhiu ka lindur një vajzë, ndërkohë që ishte dërguar në qeli vetëm 20 ditë më parë. Sipas të njëjtave burime, e dënuara për prostitucion është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi i kishte marrë formë të prerë vendimi i dënimit të saj. Ajo është dërguar menjëherë në qelitë e burgut 325 në kryeqytet për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia. Pesë ditë më parë, asaj i kanë nisur në qeli dhimbjet e lindjes dhe është përcjellë me urgjencë për në maternitet, ku ka lindur vajzën e saj. Dy ditë më vonë, pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore, Daullxhiu dhe foshnja e saj janë përcjellë sërish në qelitë e burgut 325. Sipas të dhënave, pas përfundimit të dënimit, ajo do të lihet e lirë, ndërkohë që aktualisht vizitohet edhe nga mjekët për mbarëvajtjen e saj dhe të foshnjës së vogël.
#