E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistri civil, shtohen 60 milionë lekë

 

Modernizimi i mëtejshëm i Shërbimit të Gjendjes Civile do t’i kushtojë shtetit shqiptar edhe 60 milionë lekë më shumë. Qeveria në vendimin e mbrëmshëm mori vendimin për këtë shtesë fondi për mbulimin e shpenzimeve të projektit për Modernizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile. Kjo lidhet me shlyerjen e detyrimeve për periudhën e 6-mujorit të dytë për kontratën e nënshkruar, si dhe do të shërbejë në të njëjtën kohë edhe për fillimin e procedurës së prokurimit për Shërbimin e Rrjetit të Komunikimit. Për ratifikimin e marrëveshjes me Austrinë për modernizimin e sistemit kërkohet një fond prej 20 milionë lekësh, ndërsa prokurimi me firmën tenderuese kërkon një shtesë fondi prej 57.2 milionë lekë. “Kërkesa për këtë shtesë buxheti ka të bëjë me shlyerjen e detyrimeve për periudhën e gjashtëmujorit të dytë për kontrata të nënshkruara, por që për shkak të mungesës së fondeve nuk mund të bëhet pagesa e këtyre detyrimeve”, thuhet në relacionin e qeverisë. Gjithashtu parashikohet që për përmirësimin e sistemit kompjuterik të kryhet një pagesë prej 600 mijë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›