Balli denoncon Majkon tek ODIHR
Partia e Ballit Kombëtar ka denoncuar qëndrimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko tek analisti politik i ODIHR në Tiranë, Peter Palmer. “Për shkak të elektoratit ka disa pengesa që Balli Kombëtar të mos përfaqësohet. Presionet bëhen ndaj kandidatëve duke i diskriminuar me thënie si “ballistë keni bashkëpunuar me gjermanin dhe italianin”. Pandeli Majkon ju e keni parë se si tha në Parlament: “Jam krenar që jam bir komunisti” ndërkohë që shau ballistët. Boshti ynë ka qenë mbrojtja e idealit kombëtar që në krijimin tonë”, thuhet në njoftimin e PBK-së lidhur me këtë takim.