E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me gratë: Stafin e kam me 59 për qind zonja

 

Kryeministri Sali Berisha çeli dje fushatën elektorale ndryshe nga herët e tjera në një takim me gratë në Pallatin e Kongreseve. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit u shpreh se brenda këtij mandati do të mbështetet veprimtaria e grave që mbeten kryefamiljare për t’u mundësuar atyre hapjen e një biznesi. “Sot, administrata e Sali Berishës ka 59 për qind të saj zonjusha dhe zonja. Sot, në të gjithë universitetet e vendit, 58 për qind e studentëve janë vajza. Parlamenti i ardhshëm do të ketë një përqindje shumë më të lartë se sa Parlamenti që shkoi me zonja dhe zonjusha të cilësive më të mira që ju përfaqësojnë ju”, u shpreh Berisha. Ai i bëri thirrje grave demokrate të angazhohen në këtë fushatë elektorale për të përsëritur sipas kryeministrit fitoren e 22 marsit 1992. “Unë ju bëj thirrje që çdo orë dhe çdo ditë të punojmë së bashku për fitoren e 28 qershorit, fitores së thellë për rikthimin e 22 marsit të vitit ’92, lavdisë tonë elektorale”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›