Patozi në Sarandë, takon studentët
Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, i cili kryeson listën e Vlorës, u takua dje me studentë të filialit universitar të Sarandës. Patozi deklaroi gjatë këtij takimi se, “për sa kohë të jetë kryetar bashkie Edmond Gjoka, dhe sa kohë të jetë Qeveria e maxhorancës së djathtë e kryeministrit Berisha, ky universitet do të ketë vetëm zhvillim, rritje”. Më pas Patozi ka kaluar sa nga një auditor në tjetrin, ku ka parë konkretisht kushtet komode të mësimdhënies në këtë institucion të shkollës së lartë në Sarandë. Nga ana e tij kandidati Kosta Barka tha gjatë këtij takimi se, “kur isha ministër kjo godinë ishte pronë e Ministrisë së Punës dhe unë ia bëra dhuratë qytetit të Sarandës, për juve”. sh.d