“Regjistrim i ri për 189,579 pasuri”
nertila maho
Hipoteka ka nisur dje regjistrimin fillestar të 189575 pasurive të paluajtshme në zonat urbane në 14 qytete të vendit. Gazeta boton të plota, 50 zonat e kadastrave, ku ndodhen këto pasuri, bashkë me qytetet përkatëse. Regjistrimi i ri do të kryhet brenda 2 viteve dhe pritet të përfundojë në prill të vitit 2012. Të gjithë pronarët e këtyre zonave, brenda kësaj periudhe kohe, duhet të interesohen, në rast se kanë probleme me pronësinë, për të pasur të qartë regjistrimin e ri. Ky regjistrim, elektronik, pritet të jetë përfundimtar dhe është pjesë e projektit për heqjen e mbivendosjes së pronësisë në të gjithë Shqipërinë. Nga regjistrimi fillestar do të preken pronat e qytetarëve të Tiranës, Lezhës, Lushnjës, Shkodrës, Kavajës, Krujës, Kukësit, Laçit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Durrësit dhe Beratit.
Sipas njoftimit të Hipotekës, kontrata me kompaninë daneze "BlomInfo A/S" për Regjistrimin Fillestar të 50 zonave kadastrale, përfshin Regjistrimin Fillestar të rreth 190 mijë pasurive, në zonat urbane, në disa qytete të Shqipërisë. Kontrata u nënshkrua nga Kryeregjistruesi i Republikës, Arben Qirjako, ndërsa për palën daneze Kristian Skak-Nielsen, Drejtori i kompanisë, "BlomInfo A/S". Kontrata ka një afat 2-vjeçar dhe përfundon në prill të vitit 2012. "Përzgjedhja e kompanisë daneze, si fituese për regjistrimin e 50 zonave Kadastrale, u bë pas një tenderi ndërkombëtar, të organizuar nga ZQRPP, me miratimin e Bankës Botërore. Ndërsa përzgjedhja e zonave, që do t'i nënshtrohen projektit të Regjistrimit të tyre Fillestar, u bë nga një grup ndërministror, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë". Organizimi i këtij tenderi është pjesë e Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i iniciuar nga Qeveria Shqiptare dhe i financuar nga Banka Botërore. Sipas Hipotekës, një tjetër kompani është duke punuar për Regjistrimin Fillestar të rreth 120 mijë pasurive të tjera, në 22 zona Kadastrale, përfundimi i të cilave pritet të ndodhë në maj të vitit 2011.
Sipas Hipotekës, baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme, nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. "Për të mbështetur ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen e pronarëve, paralel me këtë projekt, financuar po nga Banka Botërore, po zhvillohet edhe Projekti "Fushata e Ndërgjegjësimit Publik për të mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme."
Zonat Kadastrale të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme
ZVRPP Zona Kadastrale Numri i
Pasurive
Berat 8501 5151
Berat 8502 5330
Berat 8503 3425
Berat 8504 800
Berat 8505 1600
Berat 3682 - Ura Vajgurore 5200
Durrës 3369 - Shijak 3800
Elbasan 8522 8000
Elbasan 8524 6815
Elbasan 8525 7232
Elbasan 8526 6935
Elbasan 8527 5927
Elbasan 1389 - Cërrik 1 2130
Elbasan 2441 - Cërrik 2 3000
Fier 2890 - Patos 4150
Fier 3196 - Roskovec 2020
Gjirokastër 8541 4158
Gjirokastër 8542 2960
Gjirokastër 8543 1636
Gjirokastër 2444 - Libohovë 3192
Kavajë 8551 2808
Kavajë 8552 2855
Krujë 8621 2880
Krujë 8622 2572
Krujë 1664 - Fushë Krujë 1742
Kukës 2315 3450
Kukës 1819 - Gostil 6000
Kukës 3425 - Shtiqen(fshat) 1355
Laç 2364 - Laç 3691
Laç 2586 - Mamurras 775
Laç 2693 - Milot 602
Lezhë 8631 3860
Lezhë 8632 3560
Lezhë 3126 - Shëngjin 5200
Lushnjë 8571 5316
Lushnjë 8572 6100
Shkodër 8594 6552
Shkodër 8596 461
Shkodër 8597 2876
Tiranë 8110 1130
Tiranë 8170 2230
Tiranë 8180 4800
Tiranë 8190 7290
Tiranë 8220 3048
Tiranë 8230 2089
Tiranë 8280 1529
Tiranë 8310 6560
Tiranë 8320 3850
Tiranë 8330 5137
Tiranë 8340 5800
TOTALI 189 579
Bojaxhi: Aksion ndërtimeve pa leje
Gjergj Bojaxhi është bërë sërish pjesë e administratës së lartë. Nga dje ish-drejtori i KESh, është emëruar Kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar. Që në prononcimin e parë për mediat, Bojaxhi theksoi se shumë shpejt do të nisin aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje, qofshin këto edhe të institucioneve. "Unë e shikoj fenomenin e ndërtimeve pa leje si një kancer që vazhdon të deformojë hapësirat urbane në qytetet dhe fshatrat tona, si një evazion fiskal, i cili është i dukshëm dhe që rëndon drejtpërdrejtë në arkat e pushtetit lokal. Inspektorati do të ketë zona proritare si akset rrugore, akset energjetike, parqet kombëtare, kurora e gjelbër e kryeqytetit të vendit, si dhe zonën e bregdetit, peizazhi i të cilës është një pasuri kombëtare dhe ne në mënyrë sistematike do ta pastrojmë nga ndërtimet pa leje. Ky do të jetë një proces i vështirë, por tepër i nevojshëm dhe i domosdoshëm, në mënyrë që Shqipëria të këtë një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ekonomik".