E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat djerrë, Kuvendi miraton pa opozitën ligjin për dhënien me qira



Kuvendi miraton ligjin "Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara". Me mbi70 vota, maxhoranca ka miratuar propozimin e Qeverisë, që toka djerrë e lënë pa punuar t'i merret pronarëve kundrejt dhënies së 10 për qind, si rentë për përdorim nga të tjerët. Toka e lënë djerrë do t'u jepet për një afat 5- vjeçar personave të tjerë, me detyrimin për ta punuar atë. Kreu i komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana në diskutimin e tij, e cilësoi si mjaft të rëndësishëm miratimin e këtij ligji. Ndërsa bëri të ditur se opozita e ka keqinterpretuar një ligj të tillë, sikur toka do t'i merret pronarit të truallit. Sipas tij, prona nuk do të tjetërsohet, por do të merret në përdorim kundrejt përfitimit nga prodhimi i tokës që do të dalë. Opozita socialiste ka kontestuar nismën e Qeverisë, duke e cilësuar si formë e re marrjes së pronës private nga ana e Qeverisë. Kuvendi miratoi gjithashtu mbrëmë dhe ligjet "Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës për privilegjet dhe imunitetet e oficerit ndërlidhës"; "Për një ndryshim në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 "Për transferimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare", të ndryshuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›