E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen me motor, qëllon 2 persona



SHKODER - Përplasen me motor, por e përfundojnë çështjen me plumba pistolete. Dy persona u plagosën në këmbë nga një i ri, pas debatit të çastit të nisur mes tyre. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen "3 Heronjtë" të qytetit të Shkodrës. Sipas policisë së qytetit, në konflikt është përfshirë 34-vjeçari Helidon Sokoli (Marku), 34 vjeç dhe dy shokët, Gj.Marashi, 21 vjeç dhe A.Vatnikaj, 24 vjeç. Pas kësaj, autori i plagosjes është larguar për në drejtim të paditur, për t'u kapur vetëm pak orë më vonë nga shërbimet e policisë. Të plagosurit janë nisur në drejtim të spitalit të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe mësohet se nuk kanë rrezik për jetën e tyre. Policisë së Shkodrës i janë dashur disa orë për ta gjetur dhe vënë në pranga autorin, të strehuar në banesën e të afërmve të tij. Ai mësohet se ka qenë më parë i dënuar për veprat penalë të "Trafikimit të mjeteve motorike" dhe "Plagosjes se rëndë me dashje". Dëshmitarët okularë dhe vetë të plagosurit kanë treguar se shkak është bërë zënka për një motor, por që Helidon Sokoli, (Marku), për ta zgjidhur ka përdorur armën e zjarrit. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›