Legalizimet, emrat e 2441 familjeve që marrin tapinë
Përfundon përgatitja e dosjeve tekniko-ligjore për një sërë pasurish, të cilat ndodhen në disa nga zonat më atraktive të bregdetit shqiptar nën administrimin e Qarkut të Vlorës. Parcelat ndërtimore ndodhen në zonën e Orikumit, Komuna Qendër, Ksamil dhe Bashkia Sarandë. Gazeta boton sot emrat e 2441 përfituesve, të shpallur nga ALUIZNI të cilët do të marrin tapitë pas kryerjes së procedurave përkatëse dhe shlyerjes së detyrimit. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale në Vlorë dhe Sarandë për të bërë kërkesën e mënyrës se si do të bëjnë pagesën sipas përcaktimit në ligj. Ndërkohë që Agjencia e legalizimeve njofton se formulari i pagesës mund të gjendet edhe në faqen e saj në internet www.aluizni.gov.al.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF