Regjistrimet në part-time, vetëm me dëftesë origjinale, ndryshojnë procedurat
Shumë pak fitues janë regjistruar sot në fakultetet e Universitetit të Tiranës, pasi një urdhër i ri i rektoratit ka përcaktuar se vetëm ata që kanë dëftesë origjinale të shkollës së mesme mund të regjistrohen, në ndryshim nga udhëzimi i ministrit Beja, që kërkonte dëftesën origjinale ose një dublikatë. Kjo ka sjellë reagime nga ana e studentëve, ndërkohë që rektori Kule e ka arsyetuar vendimin si përpjekje për të mënjanuar abuzimet.
Kriteri i ri
“Ne e kemi marrë këtë vendim në mënyrë që të mos hyjnë në sistemin me kohë të pjesshme të gjithë ata që janë aktualisht në një fakultet, duke mbështetur politikën e masivizimit të arsimit”, – deklaroi për “standard” prof. dr. Dhori Kule. Sipas tij, ndonëse udhëzimi përcaktonte ndryshe, ai ishte i detyruar të anashkalonte udhëzimin, pasi nuk mund t`i privohej e drejta e shkollimit jostudentëve. Ndërkohë, studentët kanë reaguar, pasi ky kriter nuk ka qenë i përcaktuar më parë. “Vajza ime është me notë mesatare 10 dhe ajo mbetet pa shkollë, sepse i ka humbur dëftesa origjinale, – deklaroi z. Hysen Dedja, një prej prindërve të fituesve. – Nuk e kuptoj si mund të futet në shkollë dikush me pesa dhe vajza ime të mbetet jashtë”.
Dublikata
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për sistemin me kohë të pjesshme përcaktonte: “Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, siç përcaktohet në pikën 4/a të Udhëzimit, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse”.
Por kjo pikë është shkelur nga Universiteti i Tiranës, sipas studentëve. “Ne kemi vendosur të mos i pranojmë dublikatat, pikërisht sepse krijon kaos, duke futur në shkollë ata që janë studentë”, – deklaroi prof. Kule. Ndonëse ligji nuk e ndalon shprehimisht të qenit student part-time dhe full-time në të njëjtën kohë, rektori Kule u shpreh se “fryma ligjore e ndalon diçka të tillë”.
Në këtë mënyrë, shumë prej atyre që janë shpallur fitues, tashmë edhe zyrtarisht, faktikisht nuk do të pranohen në fakultet, pasi janë regjistruar me dublikatë të dëftesës së pjekurisë. Burime nga Universiteti i Tiranës bëjnë të ditur se tashmë pritet që nota e pranimit të bjerë nga 8.42 në 7.
Politekniku bojkoton mësimin: Ndryshoni statusin e fakultetit
Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Formimit të Përgjithshëm në Universitetin Politeknik kanë bojkotuar dje mësimin, duke deklaruar se do të bojkotojnë plotësisht mësimin në janar. Kërkesat e tyre janë ndryshimi i statusit të fakultetit, nga fakultet i asociuar në fakultet normal, si edhe ndryshimi i emrit të fakultetit, nga Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Fizike. Çelja e këtij fakulteti ishte vendosur paraprakisht si i tillë, sipas përfaqësuesve, por më pas është deformuar. “Deformimi është aq i madh, sa departamentet e këtij fakulteti për sa kohë ishin më vete, kishin të drejtë të jepnin diploma universitare, master e doktoratë, kurse tani që janë të grupuara në fakultet nuk kanë të drejtë të japin asnjë diplomë”, – deklaruan ata. Në janar, asnjë pedagog nuk do të japë mësim në fakultetet e tjera të universitetit, nëse nuk plotësohen kërkesat, sipas senatit akademik të universitetit.