E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimet në shkolla, afati deri më 12 shtator

 

Regjistrimet në arsimin parauniversitar të detyruar do të kryhen në dy javët e para të shtatorit. Sipas kalendarit të përcaktuar nga drejtoritë arsimore, regjistrimet për klasat e para do të nisin në datën 1 shtator, si dhe do të vijojnë deri më 12 shtator. Në këtë hark  kohor prindërit duhet të paraqiten pranë shkollave përkatëse për të regjistruar fëmijët e tyre. Procedura e regjistrimit do të jetë e njëjtë si ajo e viteve të shkuara, ku nxënësit e një zone të caktuar duhet të regjistrohen pranë atyre shkollave, që mbulon zona e tyre e vendbanimit. Ndërkohë që sipas planit të përcaktuar nga MASH struktura e plotë e arsimit 9-vjeçar do të përbëhet nga 35 javë, të ndara këto për të dy semestrat mësimorë (përkatësisht me rreth 17 javë në semestrin e parë dhe 18 në të dytin). Për shkollat e mesme është pohuar se vitet e para do të kenë më shumë javë ë dispozicion për procedurën mësimore se sa ata të viteve të treta, të cilët në prag të mbylljes së vitit do t’i përkushtohen provimeve vendimtare të pranimeve në universitete. Për të kryer regjistrimin çdo nxënës duhet të ketë me vete dosjen e dokumenteve në të cilën përfshihen dokumente të tilla si libreza e shëndetit të fëmijës, vërtetimi si banor lagjeje, si dhe kartela e vaksinimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›