E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, sa bëhen pagat e pedagogëve

 

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të pedagogëve. Me ndryshimet e reja stafi akademik do të jetë më i paguar dhe i vlerësuar. Gjithçka sipas pozicionit që mban secili. Vendimi do të nisë të zbatohet që prej nisjes së vitit të ri akademik në tetor. Në të është përcaktuar niveli i pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve të institucioneve të Arsimit të Lartë publik. Pagat variojnë nga 61000 lekë, deri në 125000 lekë. Shtesa për vjetërsinë e punës është parashikuar të jetë 0.5% për çdo vit, por jo më shumë se për 15 vjet. Përpos kësaj është vendosur se sa do të marrin ekstra të gjithë pedagogët. Për orët mbi normën mësimore të miratuar nga aktet përkatëse, ata do të paguhen sipas gradave. Kështu profesorët do të përfitojnë 1200 lekë për çdo orë 60-minutëshe. Personeli që mban gradën “Profesor i asociuar” do të marrë 1,100 lekë, ndërsa për “Docentët” do të jepen 1,000 lekë. Më pak do të përfitojnë “Lektorët”, të cilët për çdo orë shtesë do paguhen 600 lekë kurse “Lektorët e asociuar” do të marrin 800 lekë. Me një shumë të majme parash do të shpërblehen të gjithë anëtarët e stafit akademik, që do të marrin pjesë në mbledhjet e organeve drejtuese të universiteteve. Pavarësisht sa të rregullt janë dhe ata do të shpërblehen 8,000 lekë në muaj. Nuk do të ketë asnjë ndryshim mes pedagogëve që shkojnë në një mbledhje të vetme dhe atyre që paraqiten në të gjitha. Sakaq në vendimin e fundit saktësohet se kur një anëtar i personelit akademik, për nevoja të procesit mësimor, punësohet në një vend pune me kërkesa më të ulëta se kualifikimi i tij vetjak, do të përfitojë pagën sipas vendit të punës. Veç saj do të marrë edhe një shpërblim prej 50% të diferencës së pagës që do merrte në përputhje me kualifikimin. ”Kur një anëtar i personelit akademik, për nevoja të procesit mësimor punësohet në një vend pune me kërkesa më të larta se kualifikimi vetjak, do të përfitojë pagën sipas kualifikimit të tij”, thuhet në vendim. Për të dyja rastet e sipërmendura këto forma pagesash nuk mund të vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore, pasi sipas ligjit të Arsimit të Lartë anëtarët e personelit akademik kategorizohen në përputhje me kualifikimin vetjak. Kategorizimi i personelit akademik brenda çdo klase bëhet në përputhje me klasifikimin e vendeve të punës në universitete, sipas tabelës që do të paraqitet më poshtë. Vendimi do të hyjë në fuqi me fillimin e vitit të ri akademik 2009-2010. Personeli akademik me kontratë në cilësinë e personaliteteve, vendase ose të huaja, të paguhet me honorare për ditë /orë pjesëmarrje në procesin e mësimdhënies në institucionet publike të Arsimit të Lartë. Përcaktimi i masës së honorarëve bëhet me vendim të rektoratit. Masa e pagesës nuk duhet të jetë më e madhe se 5-fishi i pagesës për orët mbi normë të kategorisë profesor.             z.ll

shtesat e reja

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë

Nr.Rendor                               Pozicioni                                                                                      Paga

1                                         Rektor (Titullar institucioni)                                                        125.000
2                                 Zëvendësrektor,  kategoria “Profesorë                                  120.000
3                                 Zëvendësrektor, nga kategoria “Docent”                                118.000
4                                   Dekan nga kategoria “Profesorë”                                                 120.000
5                               Dekan nga kategoria “Docent”                                                           118.000
6                             Zëvendës  dekan nga kategoria “Profesorë”                              107.000
7                          Zëvendës dekan nga kategoria “Docent”                                          95.000
8                          Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor”                 107.000
9                      Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor”                        95.000
10                     Profesor                                                                                          103.500
11                                   Profesor i Asociuar                                                                                   90.000
12                                               Docent                                                                                               80.000
13                                      Lektor i Parë/Kërkues i parë                                                         77.000
14                               Lektor/Kërkues                                                                                            61.000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›