Regjistrimi etnik e fetar, Marku kundër PD-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetët demokratë dalin kundër nismës së Qeverisë mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Deputeti i mazhorancës, Mark Marku, ka pohuar se ky vendim është i pazbatueshëm për standardet e Shqipërisë. Deputeti Marku nuk heziton të shtojë se regjistrimi në bazë të etnisë, mund të bëhet shkak për të fshehur kombësitë e vërteta. Sipas tij, kjo nismë duhet të shoqërohet nga një debat publik. Pak kohë më parë, ministri i Shtetit, Genc Pollo, deklaroi se Qeveria do të ndërmarrë regjistrimin e popullsisë edhe sipas etnisë dhe fesë. Ndërkohë vetë specialistët dhe historianët e kanë kundërshtuar këtë vendim duke deklaruar se shumë vende të Evropës nuk e kanë këtë përcaktim për qytetarët e tyre. Propozimi i një drafti të tij është bërë nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe është mirëpritur nga kryeministri Sali Berisha pavarësisht kontestimeve të shumta.
Ky lajm është publikuar: 26/01/2010