Ish- të përndjekurit, lista me 100 emrat me mangësi në dokumentacion
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Statistikat në Shqipëri flasin për rreth 48 mijë vetë që kanë përfituar statusin e ish- të përndjekurit politik. Nga këta pritet që përfitues nga procesi i dëmshpërblimit të jenë rreth gjysma e tyre. Aktualisht vazhdon shpërndarja e lekëve në banka për ish- të përndjekurit politikë, sipas listës së emrave të miratuar nga qeveria. Por për një pjesë të mirë të tyre shpërndarja e parave është ndërprerë për arsye se ka mungesë në dokumentacion.
Specialisti
Specialisti i Ministrisë së Financave, Lekë Hajdari, u bën apel gjithë të përndjekurve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, se duhet të plotësojnë dosjet që kanë mangësi në dokumentacion, pasi në të kundërt masa e dëmshpërblimit që u takon do të qëndrojë e bllokuar. Ai thekson se dokumentet nuk duhet të postohen me postë, por të interesuarit të paraqiten personalisht për të sjellë dokumentacionin e munguar, pranë zyrave të Ministrisë së Financave, të cilat ndodhen tek ish- Drejtoria e Tatim-taksave në afërsi të Rrugës së Elbasanit ose të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrave të Institutit të Ish- të Përndjekurve Politikë në Tiranë, (në afërsi të Parlamentit). Gjithashtu, kërkesa tjetër lidhet me numrin e llogarisë, ku ky i fundit duhet të kërkohet në bankë me IBAN (numër llogarie me 27 karaktere). Më poshtë po paraqesim listën e dosjeve me mangësi në dokumentacion dhe që për këtë shkak janë të bllokuara deri në plotësimin e tyre. “Lista është e detajuar sipas rretheve dhe me mangësitë kryesore, të cilat duhet të plotësohen me urgjencë. Asnjë ish- i përndjekur apo trashëgimtar nuk duhet të kërkojë dëmshpërblim pa u miratuar emri nga Qeveria (listat e botuara nga Këshilli i Ministrave). Ne jemi në dijeni që dikujt i mungon certifikata personale, dikujt numri i llogarisë, një tjetri certifikata e trungut familjar apo mangësi të tjera të kësaj natyre, për të cilat ekziston mundësia të dorëzohen në kohë dhe që brenda këtij viti të mund të tërheqin dëmshpërblimin e tyre”, bënë të ditur dje për gazetën “Ballkan” burime nga Ministria e Financave.
Shqyrtimi i dosjeve
Ministria e Drejtësisë pas depozitimit të kërkesave dhe plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, nis menjëherë shqyrtimin e dosjeve. Për këto dosje grupi i punës vëren konstatimet e para në të cilat është bazuar për përgjigjet e dhëna mbi secilën, dhe në listat për dëmshpërblim nuk jepen vetëm gjeneralitetet e pretenduesit për dëmshpërblim, por edhe përgjigjet fillestare që ka marrë gjithsecili. Në varësi të përgjigjes këta të përndjekur duhet të paraqiten në Ministri për të pyetur mbi procedurën e mëtejshme që duhet të ndjekin. Për ata që kanë marrë përgjigje negative do të thotë se i kanë humbur shpresat njëherë e mirë për të vijuar më tej fazën e shqyrtimit për të marrë dëmshpërblim. Gjatë procesit të shqyrtimit, dosjes i vihet një shënim nga ana e specialistëve, me anë të të cilit vendoset se në cilën fazë është përfshirë kërkesa për dëmshpërblim. Në rastet kur në përgjigjen nga Ministria e Drejtësisë shkruhet se dosja është në shqyrtim të drejtpërdrejtë, e thënë ndryshe, dosja është në fazën e parë të hetimit, i cili kryhet në sektorin e gjendjes gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë (skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm për të përndjekurit politikë të regjimit komunist) dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni, për çdo kërkesë, kërkohet në të gjitha variantet; emër, mbiemër, viti i lindjes, lloji i veprës penale etj., përfshi edhe indicet për gabime të mundshme, ortografike dhe materiale, të dhëna nga vetë kërkuesi, për gjeneralitetet e tij.
RRETHI TIRANE
1-Qamil Kruja: Mungon numri i llogarisë.
2-Shefqet Serezi: Ka vetëm numër llogarie, nuk ka dokument identifikimi.
3-Irfan Majunu :Mungon akti i trashëgimisë dhe certifikata e vdekjes dhe e trungut familjar
4-Hamdi Picari; Mungon certifikata e vdekjes, certifikata e trungut
familjar dhe dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit.
5-Dajlan Llazi: Mungon i gjithë dokumentacioni.
6-Ardian Xibraku: Prokura fotokopje e panoterizuar.
7-Adyl Kellezi: Mungon i gjithë dokumentacioni.
8-Idriz Sadikaj:Mungon numuri i llogarisë dhe certifikata e trungut
familjar.
9-Rufat Prenci: Mungon dokumenti i identifikimit.
10-Tomor Gjergjani: Mungon dokumenti i identifikimit.
11-Skënder Lulolli: Nuk ka asnjë dokument identifikimi.
12-Zarife Martinaj: Nuk ka asnjë informacion, përveç numrit të llogarisë.
13-Petrit Koka; dosja e paplotësuar
14-Ali Osman Bardhi: Nuk ka asnjë dokument.
15-Josif Kristani: Mungon certifikata e vdekjes së bashkëshortes.
16-Osman Iljazi: Mungojnë të gjitha dokumentet
17-Kamber Bejko: Pa informacion, vetëm një numër llogarie.
18-Kristo Ziu : dosja e paplotësuar
19-Lazër Shkëmbi: Numri i llogarisë në bankë të huaj.
20-Florika Hoxha: Pa informacion.
21-Braho Kokaj: Mungon certifikata e trungut familjar
22-Musa Hoxha: Pa informacion.
23-Brahim Uk Aliaj: Pa informacion.
24-Ihsan dhe Aishe Qersheniku: Mungon akti i trashëgimisë së Ihsan
Qershenikut(plotësuar)ka kaluar në dosjen aktive.
25-Rushit Qesko: Mungon numuri i llogarisë
26:Nikolla Ndreu: Pa asnjë informacion, vetëm numri i llogarisë
27-Fatmir Ceka: Akti i trashëgimisë fotokopje.
28-Hamite Mertinaj: Pa asnjë informacion:
29-Vasil Nace: Nuk ka numër llogarie të pranueshëm.
30-Dega e thesarit, ka depozituar 176 emra dhe numra llogarie, pa asnjë informacion dhe dokument shoqërues, çka i bën ato të papranueshme për likuidim.
31-Skënder Shatku: Mungon dokumenti i identifikimit.
32-Reshat Qosja.Nuk ka dokument identifikimi.
33-Galip Saili, mungon certifikata e trungut familjar
34-Asim Kalasa, certifikatat fotokopje,
35-Bajram Hako, mungojnë certifikata, fotokopje dhe një numër llogarie
36-Eqerem Beliu, akttrashëgimia nuk përputhet me certifikatën e trungut
37-Haxhi Muka, akttrashëgimia, fotokopje, kalon tek të rregulltat
38-Eqerem Serezi, mungon certifikata e trungut dhe akttrashëgimia.
39-Sefer Koka, tërësisht e parregullt gjithçka.
40-Ali Grica, mungojnë të gjitha dokumentet.
41-Braho Koka, spërputhet akttrashëgimia me certifikatën e trungut familjar.
TIRANE dt.09.12.2009
1.Mehmet Kubeti, mungon numri i llogarisë
2.Skënder Kosova, nr.llog.bankës.jo i saktë
3.Namik Hysenbegasi pa dokument identifikimi
4.Eqerem Beliu, aktitrashëgimia nuk përputhet me certifikatën e trungut familjar
5.Mehmet Myrto, gabim nr.bankës(jo IntesaSanpaolo)
6. Rexhep Bleta gabim banka, jo NBG
7.Napolon Koleci, mungon nr.llog.
8.Shefqet Gjana, mungon numri i llogarisë.
9.SKENDER ZAIMI NUK ESHTË NË V.K.M
10.ENRIKO VEIZI MUNGON DOKUMENTI I IDENTIFIKIMIT I TE
PROKURUARIT
11.NJAZI PILKU NUK KA CERTIFIKATAT E TRUNGUT
12.KADRI HOXHA nuk përputhen të dhënat e të dënuarit në vendim
nga ato në certifikatë, mungon certifikata e trungut familjar
13.YLLI BRUZJA vlerë negative
14.FARUK REKA gabim banka, jo Kredins
15.MAHMUT MENIKU prokura nuk është e përshtatshme për këtë
dokumentacion
16.QERIM DELIAJ mungon certifikata e vdekjes e bashkëshortes
së të dënuarit, nuk ka llogari të saktë jo me master card
17.Skënder Burimi mungon nr. i llogarisë (i Dritës).
18. Demir Demollari mungon certifikata e vdekjes dhe e trungut familjar të Demirit dhe Fatikes, trashëgimtarët e vdekur pa akttrashëgimie, trashëgimtarët pa dokumente identifikimi vetëm me nr. llogarie
19. Niko Lezo; mungon certifikata e trungut familjar.
20. Kostandin Dilo; akti i trashëgimisë i fotokopjuar, Vasil Dilo pa numër llogarie.
21. Enrik Prendushi; gabim banka,jo “San Paolo”
22. Metali Alite; në këtë rast nuk përfitojnë nipat e Metaliut
24. Ndue Ndrecaj mungon një dokument që të vërtetojë që Petro dhe Donika kanë ndërruar emrin në Andrea dhe Antonia.
25. Aramik Magerdician nuk duhet banka “Intesa San Paolo”
26.Anastas Taçi; tërësisht e parregullt, pasi janë sjellë dokumente për Ligor Taçin.
27.Selami Lala, nr i llogarisë jo në rregull, pasi është shkruar në copë letre.
28.Kasëm Çela, llogaria e bankës nuk është në emër të Kasëmit, por është firmosur nga Kasëmi (plotësuar)
29.Shefqet Gjana mungon nr. i llogarisë
30. Miti Demi në vendim emri Hamit ndërsa në certifikatë, mungon dok identifikimi i Erjolës.
31.Rushit Çoçoli, mungon dok.identifikimi i Myrtezait, certifikata; fotokopje (plotësuar)
32. Fatime Trafiku, certifikata e Aishes fotokopje, Fatimeja ka bërë dy prokura, kujt i përket nr. i llogarisë
33.Llambi Shani, banka gabim jo “Intesa:
34.Subi Qoku, ska dok.identifikimi.
35. Hysen Shehu, nuk përputhen gjeneralitetet.
36.Shefqet Kaçaniku mungon dokumenti i identifikimit të të prokuruarit, Fatosit.
37.Bardhyl Mana, mungon noterizimi i prokurës së Viktorit.
(përkthim i panoterizuar)
38.Elena Pëllumbi mungon dokumenti i identifikimit të Janit, mungon
certifikata e vdekjes së Thomait, të paraqesë nr. llogarie origjinal.
39. Subi Qoku mungon dokumenti i identifikimit.
40.Sulejman Miluka; mungon akti i trashëgimisë së Sulejmanit, mungon certifikata e vdekjes e bashkëshortes së Sulejmanit, mungon dokumenti i identifikimit i Ilirit, nr i llogarisë pa emër.
41. Beqir Ajazi, mungon dokumenti i identifikimit.
42. Myfit Bega, mungojnë certifikatat
43.Ina Shahe; gabim banka jo ”Credins”
44.Ismail Meko, tërësisht e parregullt
45. Seit Vorbsi nr. i bankës me probleme(plotësuar)
46.Allaman Hysa numri i llogarisë jo i saktë.
47.Vasil Gjino, mungon nr. i llogarisë
48.Hazbi Lamçe, jo banka “Credins”
49.Bujar Jazerxhiu, mungon certifikata e trungut të Rebekës,jo banka Procredit,nuk ka nr llogarie për Redjonin dhe Indritin.
50.Mynyr Kurti: Aktet e trashëgimisë fotokopje(Mynyrit,Ismailit)
51.Pandi Çela nr. i llogarisë jo i saktë.
52.Abdulla Sollaku nr. i llogarisë jo i saktë.
53.Skënder Mersini
Ky lajm është publikuar: 26/01/2010