Regjistrimi fillestar, çfarë do të ndodhë me pronat
Hipoteka ka përcaktuar 50 zonat që do ti nënshtrohen këtij procesi për herë të parë
Laureta Rryçi
Hipoteka, ndërsa ka vendosur 50 zonat që do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit fillestar, ka përcaktuar në të njëjtën kohë edhe procedurën që do të ndiqet për realizimin e këtij procesi. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm se çfarë do të ndodhë me pronat që janë në këto zona. Rastet kur poseduesit e pasurive të paluajtshme rrezikojnë të humbasin të drejtën mbi pronën që kishin. Sipas procedurës së re, ata që nuk janë dakord me vendimet që do të merren mund të ankimojnë brenda një afati të caktuar. Më pas, në rastet kur procesi mbyllet pozitivisht, do të rijepet certifikata e pronësisë, e cila cilësohet e vlefshme sipas sistemit të ri të regjistrimit.
Procedura
Të njëjtat burime shpjegojnë se për regjistrimin e një prone dhe për bërjen e saj të vlefshme nevojiten një sërë dokumentesh. Të rëndësishme cilësohen të gjitha dokumentet e pronësisë të lëshuara nga komisionet e ngritura për zbatimin e ligjeve mbi privatizimet, të cilat funksionojnë që nga viti 1991 e në vazhdim. Dokumentet e lëshuara pas vitit 1991 nga komisionet e kthimit e kompensimit të pronave që kanë lidhje me prona të kthyera apo të kompensuara fizikisht, si dhe të gjitha dokumentet e kalimit të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale mbi pronësinë me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurimi, akt trashëgimie apo me vendim gjykate. Sipas procedurave të reja, individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë që zotërojnë këto dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t’i paraqesin regjistruesit të ZVRPP-së një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, një plan-vendosje apo gen-planin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme që mbështesin kërkesën për regjistrim, shtojnë më tej specialistët dhe ekspertë e projektit të BB-së dhe ZQRPP-së.
Njohja e pronës
Pasi plotësohet dokumentacioni i kërkuar nis përgatitja e kartelës së pasurisë së paluajtshme për pronën e gjithsecilit dhe dokumentohen kufijtë e kësaj prone në hartën treguese të regjistrimit. Sipas burimeve, është shumë e rëndësishme që secili pronar të verifikojë saktësinë e kartelës dhe të hartës treguese të regjistrimit të pronës gjatë procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Më pas, informacioni i regjistruar në kartelën e pronës dhe harta treguese e regjistrimit afishohen publikisht nga në një ambientet brenda zonës kadastrale dhe rrinë të afishuara për 45 ditë me radhë. Ky moment cilësohet si shumë vendimtar për mbarëvajtjen e mëtejshme të procesit të regjistrimit. Pas këtij afati gjithçka do të kryhet përkundrejt pagesave. Në rast se ndokush konstaton pasaktësi gjatë periudhës së afishimit publik, pronarët duhet të paraqesin menjëherë një kërkesë me shkrim te personi i autorizuar nga kompania për afishimin publik ku të përshkruhen me hollësi pretendimet mbi çdo gabim ose pasaktësi, qoftë edhe një shkronjë në emër që mund të jetë vënë re. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe dokumentacioni që vërteton pretendimin e secilit. Brenda periudhës 45-ditore të afishimit duhet që sërish pretenduesi të verifikojë nëse zgjidhja e pretendimit është pasqyruar në listat dhe hartat e afishuara. Pas periudhës 45-ditore vjen çasti që gjithsecili merr dokumentin që e bën pronar. Në këtë rast, për pasuritë që nuk kanë pasur pretendime ose që pretendimet janë zgjidhur, jepet certifikata për vërtetim pronësie dhe poseduesit e të drejtave të tjera reale të pasurisë (qira, hipotekim, servitude) pajisen me certifikatën përkatëse.
box
Përzgjedhja e kompanisë
Përzgjedhja e kompanisë daneze, si fituese për regjistrimin e 50 zonave kadastrale, u bë pas një tenderi ndërkombëtar të organizuar nga ZQRPP, me miratimin e Bankës Botërore. Ndërsa përzgjedhja e zonave që do t’i nënshtrohen projektit të regjistrimit të tyre fillestar, u përzgjodhën nga një grup ndërministror, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë.
Organizimi i këtij tenderi është pjesë e Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i iniciuar nga qeveria shqiptare dhe i financuar nga Banka Botërore. Ndërkohë, si pjesë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore, një tjetër kompani është duke punuar për regjistrimin fillestar të rreth 120 mijë pasurive të tjera, në 22 zona kadastrale, përfundimi i të cilave pritet të ndodhë në maj të vitit 2011.
Në Shqipëri po ndërtohet sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”
(i ndryshuar). Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme nën drejtimin e kryeregjistruesit të Shqipërisë.
Për të mbështetur ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen e pronarëve, paralel me këtë projekt, financuar po nga Banka Botërore, po zhvillohet edhe projekti “Fushata e ndërgjegjësimit publik për të mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
Afatet, dokumentet dhe tarifat e aplikimit
Qytetarët që kanë probleme me dokumentacionin e tyre duhet të ndjekin një procedurë të re për regjistrimin e pasurisë së tyre të patundshme. Burime pranë kësaj zyre shpjeguan se ata pronarë, të cilët nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen e pronës në dokumente, mund ta rregullojnë atë vetëm me anën e një kërkese. Procedura e re saktëson se “individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë që zotërojnë këto dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t’i paraqesin regjistruesit të ZVRPP-së një kërkesë për regjistrim pronësie, në mënyrë që të fillojë procesi i regjistrimit. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, një plan-vendosje apo gen-planin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme që mbështesin kërkesën për regjistrim. Vetëm pasi të jenë dorëzuar të gjitha këto dokumente, specialistët e ZVRPP-ve mund të fillojnë procedurat për saktësimin dhe regjistrimin e kësaj prone, deri në lëshimin e certifikatës së pronësisë.
boc
Shërbimet me kode
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall/ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuara në formular. Së fundi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial e vendimit gjyqësor. Po kështu, për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë të të cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Qytetet që do t’i nënshtrohen regjistrimit fillestar
Berat
Durrës
Elbasan
Fier
Gjirokastër
Kavajë
Krujë
Kukës
Laç
Lezhë
Lushnjë
Shkodër
Tiranë
12 Prill 2010