Regjistrimi i popullsisë, gati pyetësori
ADI SHKEMBIPyetësori i hartuar nga Komisioni Shtetëror i Regjistrimit të popullsisë përmban 69 pyetje, të cilat do të plotësohen nga janari i vitit të ardhshëm. Gazeta zbardh sot dy pjesët e pyetësorit, që kanë të bëjnë me të dhënat personale të qytetarëve dhe të dhënat mbi ekonominë e tyre. Të dhënat personalePjesa e parë e pyetësorit është ajo e të dhënave personale, e cila përmban pyetjet mbi emrin, mbiemrin, vendlindjen, statusin martesor, gjuha amtare apo edhe gjuhët që qytetarët flasin. Por të rejat e regjistrimit që do të nisë vitin e ardhshëm, në ndryshim nga regjistrimi i vitit 2001, janë pikërisht grupi etnik të cilit qytetari i përket si dhe besimi fetar. Por në të dyja këto pyetje është një alternativë për ata qytetarë që nuk duan të përgjigjen. Gjithashtu në pjesën e parë të këtij pyetësori janë edhe pyetjet nëse qytetarët kanë jetuar ndonjëherë jashtë shtetit për më gjatë se një vit apo niveli arsimor që ata kanë. Por pyetja më interesante e tij duket se është ajo që ka të bëjë me burimin e të ardhurave të 12 muajve të fundit. EkonomiaPjesa e dytë e pyetësorit ka të bëjë me anën ekonomike të qytetarëve. Në 24 pyetje atyre do tu kërkohen detaje mbi shtëpinë dhe orenditë shtëpiake apo edhe mënyra që kanë zgjedhur për tu ngrohur. Në faqen e parë të pyetësorit B1, pasi kërkohen detaje mbi pozicionin e shtëpisë, qytetarët pyeten për llojin e tualetit që kanë. “Tualet brenda banesës me sistem kanalizimi; tualet i llojit tjetër brenda banesës; tualet jashtë banesës, por brenda ndërtesës; tualet jashtë ndërtesës; tualet i llojit jashtë banesës”, janë alternativat që duhet të zgjedhin qytetarët. Të dhëna të hollësishme kërkohen edhe për pozicionin e kuzhinës apo orenditë e banjës. Kështu për kuzhinën kërkohet nëse shtëpia e ka një të tillë, nëse është kthinë kuzhinë, nëse pajisjet e gatimit janë të vendosura në një tjetër dhomë, nëse ka kuzhinë ose kthinë jashtë banesës, apo nëse shtëpia është pa kuzhinë. Ndërsa për banjën kërkohet nëse ajo është e pajisur me dush dhe vaskë. Komisioni Shtetëror i Regjistrimit të Popullsisë, i mbledhur në mes javë miratoi në parim pyetësorin, i cili do t’i nënshtrohet një diskutimi publik, për tu miratuar më pas në mesin e vitit. Procesi i regjistrimit pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të ketë një kosto prej 15 milion euro.PyetësoriCili është statusi juaj ligjor martesor?- Beqar- I/e martuar- I ndarë, por ligjërisht i martuar- I/e divorcuar- I/e veCili është grupi etnik të cilit ju i përkisni?- Shqiptar- Grek- Maqedonas- Rom- Malazez- Vlleh- Egjiptian- Preferoj të mos përgjigjem- Të tjeraCili është besimi juaj fetar?- Mysliman- sunit- Bektashi- Krishterë- ortodoks- Krishterë- katolik- Asnjë besim fetar- Preferoj të mos përgjigjem- Të tjeraCilat kanë qenë burimet kryesore të të ardhurave gjatë 12 muajve të fundit?- Punësimi (përfshi punën në tokën tuaj)- Prona ose investime të tjera (qira, dyqan)- Të gjitha llojet e pensioneve- Para të dërguara nga jashtë vendit- Ndihma sociale dhe përfitime- I mbajtur nga persona të tjerë- Burime të tjeraTualeti- Tualet brenda banesës me sistem kanalizimi- Tualet i llojit tjetër brenda banesës- Tualet jashtë banesës, por brenda ndërtesës- Tualet jashtë ndërtesës- Tualet i llojit jashtë banesësPajisjet e banjos-dushitMe dush/vaskë në banesëPa dush/vaskë në banesë