E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e mandateve, konstitucionalistët: Do të sillte tronditje institucionale

Kastriot Islami deklaroi ne emisionin “Studio e Hapur” ne Alsat se ka me shume mundesi qe deputetet socialist te futen ne parlament para skadimit te afatat 6 mujore qe parashikon kushtetuta, per pavlefshmerine e mandateve.  “Mendoj se më propabël është që të futen. Nëse nuk do futen, se do futen pjesërisht, unë mendoj që Kushtetuta do të zbatohte dhe kjo është një kosto personale e secilit individ dhe do të jetë jo pa kosto edhe për PS sepse duhet ta imagjinojmë që nuk është gjë e vogël që deputetët e saj që ka menduar të rëndësishëm në listë mund të mos e kenë mandatin e deputetit. Kjo do të ketë një impact edhe në elektorat” tha Islami.

• Beja: Zëvendësim të deputetëve të PS në rast të mosfutjes në Kuvend

Nderkohe qe zevendesimi i mandateve te deputeteve nese bojkoti vazhdon
pertej 6 marsit  eshte konsideruar nje zgjidhje kushtetuese nga Aurela
Anastasi, Clirim Gjata dhe Oerd Bylykbashi, eshte theksuar se zbatimi i
kesaj procedure do te sillte nje tronditje institucionale dhe do te
krijonte nje precedent te rrezikshem.

“Nëse këta deputetë nuk do të kthehen, Kushtetuta është shumë e qartë”
tha Bylykbashi.

”Shpresoj që për herë të parë politika t’i nënshtrohet Kushtetutës dhe
ligjit. Pra do kemi zbatim të Kushtetutës, zgjidhje kushtetuese dhe
ligjore. Uroj të mos kemi më palë në tavolinë që të arrijnë një
kompromis politik” tha Gjata.

”Qoftë në planin e ndërprerjes së mandateve, qoftë në planin e zbatimit
të kodit elektoral për zëvendësimin e tyre, unë shoh tronditje
institucionale dhe e konsideroj këtë një anashkalim të Kushtetutës, një
shpërfillje të saj nga forcat politike” tha Anastasi.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›