E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo e Xhufi kundër për pyetësorin

 Politikani i njohur Sabri Godo dhe historiani Pëllumb Xhufi kanë kundërshtuar në parim disa prej pyetjeve të këtij pyetësori dhe konkretisht ato që kanë të bëjnë me etninë dhe fenë. “Kjo është me të vërtetë mjaft delikate sepse dihet që shumë shqiptarë, numrin nuk e di me saktësi, që kanë ndryshuar kombësinë me dokumente të rreme, për shkak të vizave ose ata persona që paguhen nga disa vende, si Greqia në radhë të parë. Ka njerëz që kanë marrë kombësinë bullgare që të kenë të drejtën të qarkullojnë në Evropë, sikundër një pjesë e madhe janë regjistruar grekë për këtë arsye. Kjo do të rriste artificialisht minoritetet në Shqipëri”, tha Godo i pyetur mbi përmbajtjen e pyetësorit. Ndërsa sipas Xhufit “ajo çka mund të them si një reagim të parë, është që privilegjin për të dhënë këtë lajm për futjen në proces të regjistrimit të popullsisë mbi bazë besimi e kombësie, z. Berisha do mund t’ia kishte besuar më mirë zotit Ksera: pa i rënë në hak zotit Pollo, më duhet të them se Ksera ka më shumë merita në mbrojtjen e çështjes së përdalë të “Vorio-Epirit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›