Regjistrimi si parti, AK kërkesë në Gjykatë

Kreshnik Spahiu
TIRANE Lëvizja Aleanca Kuq e Zi kërkon të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si parti politike. Pas fushatës së ndërmarrë gjerësisht në të gjitha viset shqiptare, drejtuesi i saj, Kreshnik Spahiu, i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit për regjistrimin e saj në regjistrin e partive politike. Kërkesë-padia në fjalë është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 5 mars të këtij viti dhe çështja mban numrin 9371. Paditës është vetë drejtuesi i Aleancës, Kreshnik Spahiu. Regjistrimin si person juridik i Partisë Aleanca Kuq e Zi dhe depozitimin e akteve të partisë në regjistrin e partive politike, thuhej në objektin e kërkesës së depozituar në Gjykatë nga ana e Spahiut. Kërkesa për shtimin në radhët e partive të Aleancës Kuq e Zi është i është nënshtruara shortit elektronik, i cili ka përzgjedhur gjyqtarin Arben Mullaj si shqyrtuesin e saj. Burime zyrtare të Gjykatës së Tiranës bënë të ditur se seanca ku pritet të shqyrtohet kjo kërkesë është më 16 mars 2012, në orën 14:00. Pas shqyrtimit të kësaj kërkesë, nëse ajo do të pranohet nga Gjykata, në zgjedhjet e ardhshme, Aleanca Kuq e Zi do të garojë si parti politike. ar.ba