Regjistrohuni kur të fitoni, ndryshe digjeni
Në prag të daljes së rezultateve të pranimit të studentëve në universitetet e vendit, specialistët e Ministrisë së Arsimit japin udhëzimet e para. Secili maturant fill pas daljes së rezultateve duhet të bëjë kujdes të regjistrohet pranë degës në të cilët është shpallur fitues dhe e mendon si zgjedhjen më të mirë, pastaj të nisë nga shqyrtimi i mundësive për të qenë më pranë alternativave të tij/saj të preferuara. Kjo pasi në rast se studentët nuk regjistrohen, humbasin mundësinë për të shqyrtuar mundësi të reja që hapen si rezultat i vendeve bosh apo spostimit të listës.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se nesër, më datë 11 shtator, do të shpallen rezultatet e pranimit të studentëve në universitetet në vend. Pas publikimit të listave me emrat e studentëve fitues, do të fillojë edhe regjistrimi i tyre. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërës rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.
Udhëzimi
Sipas udhëzimit të specialistëve të Ministrisë së Arsimit, edhe pse kandidatët do të shpallen fitues vetëm në një degë, për ta ekziston një shans tjetër për një preferencë më të mirë.
Kjo do t‘u japë mundësi të gjithë atyre nxënësve të cilët njëkohësisht kanë aplikuar edhe në universitetet e huaja dhe do t‘i vazhdojnë atje studimet. Ata nuk do të paraqiten në fazën e parë të regjistrimeve, duke krijuar kështu kuota të parealizuara. Prej tyre do të përfitojnë kandidatët që janë shpallur fitues në një preferencë të ulët, por duke mbetur një vend bosh në një preferencë më të lartë, programi automatikisht do t‘i ngjisë ata në degën e kërkuar. Por kandidatët duhet të kenë bërë regjistrimin paraprak në fakultetin ku fillimisht kanë fituar.
Me rregullimin e këtyre lëvizjeve do të mundësohet edhe zbritja e vijës së fituesve, që nuk janë shpallur si të tillë në fazën e parë të pranimeve. Ata do të zënë vendet e mbetura bosh si pasojë e spostimeve të preferencave.
Regjistrimi
Pas shpalljes së listave fillon regjistrimi paraprak me një afat kohor të përcaktuar jo më shumë se një javë. Pas përfundimit të kësaj faze, bëhet bilanci i vendeve bosh. Kjo nuk do të thotë se do ketë shtesa artificiale, por sërish sipas pikëve që ka secili kandidat. Nëse në preferencën e parë një kandidat është djegur për pak pikë dhe krijohet një vend bosh, atëherë ai mund të futet në varësi të kuotave të mbetura bosh. Listat e fituesve nuk do të afishohen vetëm në fakultete. Për të ndihmuar maturantët e rretheve, specialistët kanë pohuar se këto rezultate do të shpërndahen edhe në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, të cilat më pas do të mundësojnë publikimin e këtyre listave në të gjitha shkollat e rretheve të tyre, sipas renditjes së fituesve për të 215 programet studimore.