E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regulla të reja për klandestinët, tashmë gjoba jo arrestime

Sipas Ministrisë së Punës, klandestinët në Itali do të paguajnë 5 deri në 10 mijë euro, pastaj do të riatdhesohen

Itali

Emigrantët ilegalë do të përballen me rregulla të reja në Itali. Tashmë ndëshkimet për emigratët që kapen në mënyrë të paligjshme në shtetin fqinj, nuk do të jenë me arrestime, por me gjobë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro dhe më pas do të vijë edhe riatdhesimi. Këtë e bën të ditur për gazetën burime të zyrës së Emigracionit pranë Ministrisë së Punës, sipas të cilëve Senati Italian ka miratuar një Dekret-Ligj së bashku me propozimet e Ligës së Veriut mbi “Marrëveshjen e integrimit”, ku masa më e diskutuar dhe polemikëndjellëse, ka qenë çështja eemigrimit klandestin. “E propozuar nga qeveria si një shkelje penale e ndëshkueshme me burgim, ajo kaloi si e ndëshkueshme me vetëm gjobë 5 - 10 mijë euro”,- pohojnë burime të zyrës së emigracionit, duke shtuar se tashmë emigrantët shqiptarë, të cilët përpiqen të kalojnë në mënyrë ilegale kufijtë e shtetit fqinjë, Italisë, dhe kapen nga policia, nuk do të vuajnë më dënimin me deri në katër vite burgim, siç parashikohej në fillim, ligj i cili u miratua vetëm pak kohë më parë, por do të paguajnë një shumë prej5-10 mijë euro. Ky rregull do të jetë jo vetëm për ata që hyjnë, por dhe për ata të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në shtetin italian. Që në momentin që klandestini kapet, shoqërohet në polici, dhe verifikohet nëse ka kryer ndonjë vepër penale.Emigrantë e paligjshëm do tëdënohen me burgim vetëm në rastet kur përbëjnë shkelje më të rëndë, pra kur konsumon ndonjë vepër penale. Po sipas burimeve zyrtare, i huaji që hyn, apo qëndron në territorin e shtetit, duke shkelur dispozitat e Tekstit Unik mbi Emigrimin, si dhe dispozitat e Nenit 1 të ligjit të datës 28 maj 2007, nr. 68, ndëshkohet me këtë gjobë”. Në amendim saktësohet: “Për shkeljen e mësipërme nuk zbatohet Neni 162 i Kodit Penal”, me qëllim që të shmanget që përgjegjësi të mund të shfrytëzojë mundësinë e pagesës, para se të hapet debati, apo para marrjes së dënimit të një shume, e cila i korrespondon 1/3-s së maksimumit të ndëshkimit, pra kështu nuk mund ta anulojë shkeljen”, - bëhet e ditur nga pala italiane. Megjithatë, në qoftë se ky klandestin kapet për herë të dytë, atij i vihet espulso, për mos të hyrë më në Itali, e cila mund të jetë për një periudhë kohe 5-10 vite. Në rastin kur emigranti i paligjshëm kapet në shtetin italian, ai riatdhesohet brenda pak ditësh, nëse shlyen gjobën, në të kundërt, gjoba i konvertohet sërish në dënim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›