IFC trajnon 16 konsulentë për mjedisin
Trajnohen 16 konsulentë shqiptarë për standardin e menaxhimit të mjedisit. Korporata Financiare Ndërkombëtare IFC (pjesë e grupit të Bankës Botërore), në bashkëpunim me programin gjerman GTZ ka organizuar gjatë
javës së kaluar kursin e trajnimit 5- ditor. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e kapaciteteve të konsulentëve shqiptarë në fushën e sistemit të menaxhimit të mjedisit ISO 14001:2004. Trajnimi intensiv pesëditor u dha mundësinë pjesëmarrësve të prekin nga afër proceset dhe teknikat e përdorura për vlerësimin dhe menaxhimin e ndikimeve mjedisore, duke i bërë të kuptojnë për rolin domethënës të auditorëve të mjedisit. Pjesëmarrësit që ndoqën dhe përfunduan kursin dhe kaluan me sukses provimin prej dy orësh në fund të trajnimit, do të pajisen me një certifikatë të akredituar në mënyrë të pavarur nga IRCA për auditorë dhe auditorë drejtues. Trajnuesit vlerësuan nivelin e auditorëve shqiptarë, pjesëmarrës në këtë kurs. “Kam bërë trajnime të tilla në të gjithë botën dhe ky është një nga grupet më të mira që kam parë”, theksoi një nga trajnuesit, John Flynn.