E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Kërkohet marrëveshje për Greqinë

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 16:30

Komisioni Evropian po punon për një projekt-marrëveshje, në bazë të së cilës bankat do të mund t’i zgjasin me vullnetin e tyre kreditë për Greqinë, që është dhe zgjidhja e mbështetur nga SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisionari i BE-së për Çështjet Financiare, Olli Rehn, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

“Nuk jemi shumë larg zgjidhjes së përbashkët, siç mendojnë disa. Disa vende evropiane mbështesin pozicionin e Gjermanisë, të tjera jo”, ka deklaruar Rehn.

“Po përgatisim një marrëveshje në bazë të iniciativës së Vjenës, në kuadër të të cilës bankat do të mund të zgjasin jetën e huave sipas dëshirës së tyre”, ka shtuar ai.

Në ndërkohë, kompania e shërbimeve financiare, Standard & Poor e ka ulur edhe më tej vlerësimin e kreditimit për Greqinë duke e çuar atë në territore të pavlefshme.

Standard & Poor thotë se Greqia mesa duket do të falimentojë nga borxhet e shumta që ka brenda vitit që vjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›