E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën në aksident 48-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Drejton motorin në gjendje të dehur, humb jetën. Një 48-vjeçar nga Ura Vajgurore përplaset me murin dhe gjen vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Ardenicë, Lushnjë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Ramadan Graciani, nga Ura Vajgurore, është aksidentuar për vdekje në rrugën e Ardenicës në Lushnjë, pasi është përplasur me motor me një mur betoni. Burimet e policisë thanë se 48-vjeçari Ramadan Graciani ka humbur jetën, pasi është përplasur fatalisht me murin anësor të një banese. aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe gjendjes jo të mirë të drejtuesit të motorit. Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, konstatoi se 48-vjeçari nga Ura Vajgurore ishte në gjendje të dehur, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Ky lajm është publikuar: 22/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›