Granata te firma e ndërtimit, arrestohet autori
Autori i Lajmit: red.
Shpërthimi i dy granatave mbrëmë në zonën pranë ish-bllokut në kryeqytet, ishte rrjedhojë e mosmarrëveshjeve mes të dyshuarit dhe kompanisë së ndërtimit në zyrën e së cilës u konstatuan dëmet materiale. Burime nga Policia e Tiranës njoftuan dje, se në lidhje me ngjarjen e dy netëve më parë, kanë arrestuar 32-vjeçarin Elton Bendi, lindur e banues në Tiranë. Burime nga policia bënë të ditur se në ambientet e firmës së ndërtimit “Euro Ndërtim”, ndodhur në rrugën “Andon Zako Çajupi”, konstatuan se kishte ndodhur një shpërthim granate. Në vendin e ngjarjes, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Atje u konkludua se zanafilla dhe motivi i kësaj ngjarjeje është për motive pronësie, pasi autori i dyshuar, 32-vjeçari Elton Bendi, lindur e banues në Tiranë, ka pasur mosmarrëveshje me firmën “Euro Ndërtim”, e cila po kryen disa punime në ish- fushën e sportit “Ali Demi” Tiranë. Dyshohet se i riu, në ambientet e jashtme të kësaj firme, e ndodhur në katin II, ka hedhur dy granata dore, të cilat brenda pak sekondave kanë shpërthyer. Ndërkohë, pas shpërthimit, shërbimet e policisë të ndodhura aty pranë, kanë mundësuar kapjen e menjëhershme të autorit. Si pasojë e këtij shpërthimi, fatmirësisht, nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëmtime të derës hyrëse të zyrës së kësaj firme, si dhe sende e disa orendi në ambientet e saj. Mësohet se pas një kontrolli të imtësishëm personal, bërë të dyshuarit, atij iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy copë unaza siguruese të granatave të dorës, të cilat autori i dyshuar, pas hedhjes së granatave, i ka mbajtur në xhepin e xhupit që mbante veshur. Ndaj Bendit u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Kanosje” dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake”.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008