Rehn: Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet të luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Kryekomisioneri evropian për zgjerimin, Oli Rehn, duke prezantuar Raportin e Progresit për vitin 2008, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të gjerë në sektorët kyç, duke përmendur reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor.
“Shqipëria ka bërë progres në sektorët kyçë , siç është reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore ndërsa përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor janë intensifikuar. Këto janë bazuar në konsensusin politik mes partive, i cili e ka lehtësuar shumë progresin në këtë fushë. Për më tepër Shqipëria ka vijuar të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Ndërmjetme”, tha Rehn.
Ai vuri në dukje se Shqipëria ka vazhduar të luajë rol konstruktiv në stabilitetin e rajonit dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar komponentëve ekonomikë, Renh vlerësoi se ekonomia shqiptare vazhdoi të rritej relativisht në mënyrë të shpejtë.
Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, theksoi se Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet të luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka pasur një përmirësim të perceptimit publik.
Megjithatë, Rehn shtoi se e drejta e pronës, përmirësimin i infrastrukturës dhe furnizimi me energji, janë sfidat me të cilat do të përballet Shqipëria, për të krijuar një klimë më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe për një klimë biznesi më të favorshme. Shqipëria ka firmosur MSA-në në vitin 2006.
Procesi i ratifikimit po shkon drejt përfundimit dhe zbatimi i saj po avancon gradualisht në të gjithë sektorët.
Bazuar në konsensusin ndërpartiak për çështjet e integrimit në BE, reformat politike kyçe po avancojnë, duke përfshirë këtu edhe reformën zgjedhore. Një nga sfidat kyçe që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e vitit 2009. Gjithashtu ajo duhet të forcojë më tej shtetin ligjor dhe kapacitetin administrativ.
...