E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina i lumtur në Liverpool

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 21:00

Portieri i Liverpoolit Jose Reina është i bindur se ka të ardhme në klub pas transformimit të bërë nga Kenny Dalglish i cili nënshkroi kontratë trevjeçare si menaxher i ekipit.

“Mendoj për sezonin e ardhshëm. Kishte dyshime në dhjetor dhe janar sepse nuk ishim as afër këtu ku jemi tani. Por tani jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe jemi optimist. Mendoj se duke marr vendimet e duhura mund të bëjmë dallimin. Kjo është pse jemi optimist për të ardhmen dhe shikojmë përpara”, tha Reina për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›