Koreja e Veriut, me një sulmues në portë
Plani
Kim-Jong Hun, trajneri i Koresë së Veriut, mendonte se ndoshta kishte intuitë gjeniale, duke e deklaruar si portier të tretë në listën e 23 të grumbulluarve përfundimtarë për Afrikën e Jugut Kim Myon-Uon (27 vjeç), sulmuesin e Amrokgang. Objektivi ishte që të kishte më shumë alternativa për sulmin e tij, pasi koreanoveriorët do të përballen në Grupin G me Brazilin, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. Ai e ka provuar, por FIFA e ka nuhatur gënjeshtrën dhe u përgjigj me një masë ndëshkimore sensacionale: Kim Myong-Uon do të mund të luajë vetëm në portë.
#