E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina një alternativë për portën e Barcelonës

Barcelonë - Klubi i Barcelonës po mendon për të marrë portierin Reina, në rast se dështojnë negociatat për rinovimin e kontratës me portierin aktual, Viktor Valdez. Lajmi është bërë publik të mërkurën nëpër mediet iberike, të cilat e shohin “gardianin” spanjoll të Liverpulit si alternativën më të mundshme për portën e kampionëve të Evropës.

“El Mundo Deportivo” raporton se Blaugranët mund të marrin shërbimet e Reinas vetëm nëse paguajnë afër 20 milionë euro. Ai ka një kontratë me Liverpulin, e cila skadon në vitin 2014. Shtypi spanjoll aludon se klubi katalanas i ka ofruar Reinas një kontratë 5-vjeçare, sipas së cilës portieri do të përfitojë pesë milion euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›