E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilshere mund të luajë në Euro 2012

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere mund të rikuperohet me kohë për të luajtur për Anglinë në Euro 2012, ka njoftuar menaxheri Arsene Wenger.

20 vjeçari nuk është paraqitur ende gjatë këtij sezoni për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Por, Wenger shpreson se Wilshere mund të rikuperohet para përfundimit të edicionit.

“Kontrollimi i fundit ka qenë i mirë dhe shpresoj që ai të kthehet para përfundimit të sezonit. Duhet të shkojë hap pas hapi”, deklaroi Wenger për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›