E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja jep dorëheqje

‘Tërmet’ në taborin lazial. Edy Reja ka dhënë dorëheqje, pas raporteve të acaruara me presidentin Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Tare.

Dy zyrtarët e lartë e kishin akuzuar trajnerin italian për rezultatet e fundit, si përgjegjës direkt, ndërsa Reja u është përgjigjur atyre me mungesë të përforcimeve gjatë janarit.

Sipas uebfaqes lalaziosiamonoi.it, në bankinën Biancocelesti mund të ulet Simone Inzaghi ose Gigi De Canio. Sidoqoftë, Reja ka udhëtuar drejt Madridit, ku sonte Lazio do të përballet me Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit të së 16-ës së finales në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›