Reja u kërcënua me vdekje

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka treguar arsyet pse trajneri Edy Reja deshi të largohej nga detyra e tij. Më herët gjatë kësaj jave, Reja kishte ofruar dorëheqjen e tij nga posti, por ajo u refuzua nga Lotito.
“Ju gazetarët duhet të raportoni drejt dhe jo gjithmonë të nxitni, sepse nëse gjithmonë përqendroheni në aspekte negative, disa njerëz mund të reagojmë në mënyrë të pamatur”, tha Lotito për Sky Sport Italia.
“Kishte njerëz që kërcënonin me vdekje Rejan në rrugët e Romës sepse jo të gjithë përkrahësit dinë të përmbahen dhe të kuptojnë mënyrën si funksionojnë mediet. Një 65 vjeçar nuk mund të ecë rrugës me gruan e tij sepse takon njerëz që i drejtohen me fyerje të tmerrshme. Këto nuk janë kritika, ky është veprim kriminal”, shtoi Lotito i cili arriti të bind Rejan të mbetet në klub.
“Si kam arritur të bindi Rejan të mbetet? Kurrë nuk do të lejoj tifozë ose gazetarë ta sulmojnë në mënyrë destruktive. Reja mori drejtimin e ekipit në një situatë të vështirë, e udhëhoqi atë drejt sigurisë dhe për pak sa nuk siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për shkak të golaverazhit. Këtu ekziston një qëndrim për krijimin e problemeve. Futbolli është sport dhe ka rregulla”, përfundoi Lotito.