E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas sërish në radarin e Arsenalit

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 14:21

Arsenal do të paraqet ofertë për mesfushorin e Fiorentinës Juan Manuel Vargas gjatë afatit kalimtar të janarit kanë njoftuar mediet italiane të enjten.

Starti i dobët i sezonit në Premierligë ka detyruar menaxherin Arsene Wenger të kërkon përforcime në janar dhe thuhet se ylli peruan kryeson listën e kërkesave të tij.

27 vjeçari Vargas mund të luan në krahun e majtë të mesfushës dhe mbrojtjes ndërsa është zhvilluar në një futbollist të kualitetit të lartë pas ardhjes në Serie A më 2008.

Ai ishte kërkuar nga Arsenali edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›