E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankthi mori fund, luan Gerrard

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 21:42

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard është i kënaqur që “ankthi” i tij më në fund përfundoi, pas rikthimit nga gjashtë muajt e qëndrimit jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Mesfushori anglez luajti në 15 minutat e fundit të fitores 2-1 në Brighton të mërkurën në takimin e Carling Cup, që ishte paraqitja e tij e parë prej kur ishte operuar në mars. Gerrard do të ishte kthyer më herët nëse nuk do të kishte marrë një infeksion në fund të korrikut, që e ktheu prapa për disa javë, por 31 vjeçari tani synon të rikthejë vendin e tij në formacionin bazë të ekipit.

“Ishte ndjenjë e mirë të kthehem me djelmoshat. Kam munguar për një kohë të gjatë dhe ishte fantastike të vesh sërish fanellën dhe ishte mirë që arritëm edhe të fitojmë. Ka qenë një ankth për mua. Nuk ndihem më së miri kur lëndohem dhe përcjell ndeshjet nga tribunat. Ka qenë vështirë për mua në këta gjashtë muajt e fundit. Por, krejt kjo mbetet prapa dhe synoj të kthehem në formën më të mirë fizike duke startuar në formacionin bazë”, deklaroi Gerrard pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›