E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklamë në Facebook

Sulmuesi i Stoke City, Tuncay Sanli ka postuar në Facebook një përmbledhje të top 10 golave më të bukur në karrierën e tij, në kundërpërgjigje ndaj menaxherit Tony Pulis, i cili e aktivizon rrallë herë. 28 vjeçari duket i vendosur të largohet nga klubi dhe nëpërmjet kësaj videoje dëshiron t’u përkujtojë blerësve potencialë atributet e tij të golashënuesit. Nga Express më 14 janar 2011 në ora 11:07

Sulmuesi turk Tuncay Sanli i është kundërpërgjigjur klubit të tij Stoke, duke postuar një përmbledhje të 10 golave më të bukur të tij në Facebook. 28 vjeçari synon të largohet nga Britannia Stadium dhe ka vendosur të promovojë veten në vend se këtë t’ia lërë klubit apo një pale të tretë.

Tuncay ka filluar të merr masa pasi 29 nga 53 paraqitjet e tij të deritashme në Stoke i bëri pas inkuadrimit nga bankina. Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit të tij në Blackburn, ende nuk ka ndonjë klub të interesuar seriozisht për futbollistin i cili mbush 29 vjet të dielën.

Blerësit e mundshëm do të kenë parasysh se shtatë nga dhjetë golat e tij më të bukur në sekuencën 11 minutëshe vijnë nga koha kur ai luante në gjigantin turk Fenerbahce.

Por, ai e ka ruajtur më të mirin për në fund në Middlesbrough më 2009, kur realizoi me gërshërë gjatë barazimit 1-1 në shtëpi me Aston Villan.

Në pozitën e dytë është goli për Fenerbahcen kundër Manchester United gjatë het-trikut të paharrueshëm në fitoren 2-0 në Ligën e Kampionëve në dhjetor të vitit 2004.

Tuncay e ka përfshirë një gol për Stoke – jo atë të javës së kaluar në barazimin kundër Cardiff në FA Cup, por shënimin në barazimin 1-1 ndaj Manchester United më herët gjatë këtij sezoni.

Ky renditet i pesti. Me vetëm tri paraqitje në Premierligë këtë edicion, Tuncay është i vendosur t’u përkujtojë blerësve potencialë atributet e tij të golashënuesit. Megjithatë, vendi i tij në formacionin 4-4-1-1 të menaxherit Tony Pulis mbetet në dyshim.

Një burim i afërt me futbollistin i tha tabloidit britanik The Sun: “Roli i lirë në të cilin Tuncay paraqitet më së miri nuk ekziston në Stoke. Ruajtja e formës së mirë fizike nuk është atributi i tij kryesor dhe ky xhirim tregon kualitetet e tij. Është mënyrë e pazakonshme që një futbollist i famshëm të mundohet të shesë veten, por ndoshta do të funksionojë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›