Spanja, më e mira

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, beson se Primera Division i Spanjës është liga më e mirë në botë dhe se Premierliga angleze duhet të mësojë prej saj.
Blatter përmendi dëshminë e përfshirjes së tetë futbollistëve nga La Liga në ekipin ideal të FIFA-s si dhe triumfin e Spanjës në Kampionatin botëror 2010 si arsyen prapa mendimit të tij se La Liga është liga më e mirë.
“La Liga duhet të jetë liga më e fortë në botë”, tha Blatter për CNN World Sport. “Kur shihni formacionin bazë të Kombëtares spanjolle, të gjithë ata luajnë në Spanjë.
Liga spanjolle po ashtu ka numrin më të madh të futbollistëve lokalë,” shtoi ai.
Kreu i Federatës Botërore të Futbollit shtoi krip në plagë, duke thënë se fakti se nuk kishte asnjë futbollit anglez dhe nga Premierliga në ekipin ideal të vitit 2010 tregon vlefshmërinë e kampionatit anglez.
“Premierliga është liga më e mirë në botë për tregun e marketingut. Është një ligë e mirë me futbollistë të mirë, por duhet të keni parasysh se asnjë futbollist i tyre nuk ishte në ekipin më të mirë të vitit, ndoshta ata duhet të mendojnë nëse diçka mund të adaptohet”, shtoi Blatter.
Në ekipin ideal të FIFA-s për vitin 2010 ishin gjashtë futbollistë nga kampioni i Spanjës Barcelona, dy nga Real Madridi dhe të tjerët nga Inter që edicionin e kaluar nën drejtimin e Jose Mourinhos fitoi Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe Kupën e Italisë.
Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur ishte edhe Lionel Messi, i cili fitoi Topin e Artë 2010, duke mposhtur bashkëlojtarët e tij Andres Iniesta e Xavi dhe mori çmimin prestigjioz për herë të dytë me radhë.
“Messi është diçka që unë e identifikoj si futbollist i mrekullueshëm dhe një djalosh i mirë. Ai është vërtet modest. Ai nuk luan një lojë, ai nuk është një aktor”, theksoi Blatter.
Mirëpo, kreu i FIFA-s theksoi se në mënyrë që Messi të krahasohet me legjendën Diego Maradona, ai duhet t’i ndihmojë Argjentinës të fitoj Kampionatin botëror sikurse Maradona më 1986.
“Kur e krahasoj Messin me Maradonën, ata të dy janë të shkëlqyeshëm, futbollistë të talentuar. Nuk mund të jenë më të talentuar, por dallimi është në karakteristikat e tyre të edukimit personal. Njëri është ende në futboll, modest dhe mundohet të hyjë në ekstravagancë. Tjetri e ka bërë atë”, përfundoi Blatter.