E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rekomandimet synojnë zgjedhje të lira e të ndershme”

• Rekomandimet për reformën zgjedhore të cilat kanë dalë nga tryeza të gjata teknike të Shoqërisë Civile dhe ekspertëve të çështjeve ligjore, synojnë pikërisht mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. Duke folur gjatë prezantimit të dokumentit "praktika zgjedhore dhe reforma", drejtuesi i ECA-s, Ilirjan Celibashi tha se "rekomandimet janë produkt i një tryeze të gjatë teknike të Shoqërisë Civile, ekspertëve të çështjeve zgjedhore, qeverisjes së mirë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo iniciativë ka për qëllim forcimin e standardeve dhe principeve demokratike për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke u bazuar në dokumentet dhe rekomandimet zyrtare të OSBE/ODIHR-it, Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe lokale". I konceptuar si një dokument që synon të orientojë ligjvënësit drejt praktikave zgjedhore, Celibashi vuri në dukje se "dokumenti ruan parimet kushtetuese mbi të drejtën, fshehtësinë, barazinë dhe lirinë e votimit, në mënyrë që proceset e ardhshme zgjedhore të mos bien viktimë e reformës së radhës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›