E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen lidhjet e Arbana Osmanit dhe Bojken Lakos

• Panorama PLUSDashuria 7-vjeçare e Arbana OsmanitEdhe pse prej shtatë vjetësh vazhdon të jetë në krah të të dashurit të saj Arditit, Arbana Osmani ia ka dalë më së miri të mbajë larg mediave lidhjen intime. Por mbrëmja e Shën Valentinit e ka bërë të shkujdesur vajzën e prezantimit, gjë që na ka ndihmuar të zbulojmë më shumë rreth jetës së saj private. Ndonëse në faqet rozë, ishte përmendur fakti i një mashkulli në jetën e Arbana Osmanit, identiteti dhe imazhi i tij ishin mbajtur larg gazetave. Një zgjedhje e Arbanës, por besojmë se edhe kujdesi i treguar nga të dy. Megjithatë mbrëmjen e së enjtes prezantuesja e “Top-Channel” është fotografuar nga paparaci ynë, në disa momente së bashku me të dashurin e saj dhe disa miq të përbashkët, në një prej lokaleve të natës në kryeqytet. Çifti ka qenë i pranishëm në festën e “Top-Albania Radio”, ku nuk i kanë kursyer njëri-tjetrit edhe përqafimet e puthjet. Mësojmë se djali, që prej shtatë vjetësh ka pushtuar zemrën e Arbanës, nuk ka asnjë lidhje me botën e artit dhe ekranin. Ai është financier i “Euromax” në QTU dhe ndonëse 8 vjet më i madh se ajo, duket se e ka bërë tërësisht për vete Arbanën. Por interesante është edhe mënyra se si Arbana dhe Arditi janë njohur. Ka qenë pikërisht Bojken Lako, ai që duket se mban pozicionin e kumbarit të kësaj lidhjeje. E pra, Arditi është një arsye më shumë që nxit marrëdhëniet e mira shoqërore të Arbanës dhe Bojkenit, e që ndoshta shpjegon edhe bashkëpunimet e vazhdueshme mes tyre. Prej pak kohësh çifti ka kaluar në bashkëjetesë dhe duket se gjithçka shkon më së miri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një lidhje relativisht të gjatë dhe të qëndrueshme. Megjithatë pavarësisht kësaj, në horizont ende nuk shfaqen shenjat e martese të afërt. Çifti ndjehet mjaft mirë kështu dhe për momentin asgjë nuk i nxit të mendojnë për martesën. Ndërkohë impenjimet e Arbanës në ekran nuk e kanë privuar as nga festimet e Shën Valentinit. Edhe pse nuk e konsiderojnë si një festë të rëndësishme, Arbana dhe Arditi e kanë kujtuar njëri-tjetrin me dhurata simbolike. Mësojmë se Arbana ka marrë një kuti me çokollata, ndërsa mbetet e panjohur zgjedhja e saj për Arditin. Së shpejti prezantuesja Arbana Osmani do të shfaqet në ekran si drejtuesja e reality-showt “Big brother”. Deri atëherë do të mjaftohemi me këtë lajm rozë nga jeta e saj.          Bojken Lako dhe dashuria e tij me dentistenDuke njohur shijet e holla artistike dhe përgjithësisht stilin e tij, do ta kishim vështirë të besonim që Bojken Lako të dashurohej me një femër, që nuk ka lidhje me botën e artit. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një njeri të rritur në një familje artistësh. Por nëse thonë, që dashuria nuk njeh moshë këtë radhë duhet të përdorim shprehjen “dashuria nuk njeh profesion”. Dhe profesionet e ndryshme, nuk e pengojnë aspak Bojkenin dhe të dashurën e tij për të qenë një çift, që kuptohen mjaft mirë. Ajo është një bionde simpatike dhe ka një profesion krejt ndryshe nga ai i Bojkenit. Olesia është dentistja që gjithmonë e më dendur ka nisur të shfaqet në krah të muzikantit të talentuar. Ata janë shfaqur së bashku edhe mbrëmjen e 14 shkurtit, në ambientet e “Loli pop”, ku ndonëse në prani të kolegëve të Bojkenit nuk i kanë kursyer as puthjet. Mësojmë se dashuria mes Olesias dhe Bojkenit ka nisur rreth dy vjet më parë, pas një njohjeje krejt rastësore gjatë një feste datëlindjeje. Gati një vit më parë ata kanë bërë edhe fejesën, ndërsa për një dasmë të ardhshme ende nuk kanë menduar seriozisht. Nëse në përgjithësi edhe gjatë intervistave Bojken Lako ka preferuar të mos flasë shumë në lidhje me jetën e tij private dhe me atë ç’ka ndodh jashtë ekranit ku punon, këtë radhë më shumë se sa mund të fliste Bojkeni, kanë folur fotot. Ai dhe Olesia janë fotografuar nga paparaci ynë, në momente intime dhe të veçanta. Ndoshta edhe Bojkeni kuptoi, që nuk kishte arsye përse të kujdesej kaq shumë për të mos përfunduar në faqet rozë të gazetave. Kohët e fundit lajmet rreth Bojken Lakos kanë qenë më tepër të lidhura me aktivitetin e tij profesional, siç ishte veçanërisht festivali “Top-Fest” dhe prania e tij në spektaklin “Ethet”. Shpresojmë të paktën, që Bojkeni të mos ndjehet keq, që këtë radhë bëhet protagonist i lajmeve rozë nga jeta e tij private.            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›