E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord golash nga akademia e Barcelonës

Futbollistët e ekipit të parë të Barcelonës të depërtuar nga akademia e klubit ‘La Masia’ kanë vendosur një rekord të ri. Ata kanë shënuar 111 nga 145 golat e deritashëm të sezonit.

Filozofia e të rinjve në gjigantin katalan e ka shpërblimin e saj. Me dy golat e realizuar nga Xavi dhe Lionel Messi në fitoren ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan të shtunën mbrëma, futbollistet e depërtuar nga akademia kanë shënuar 111 nga 145 golat e Barcelonës këtë sezon.

Kjo nënkupton se ata kanë realizuar më tepër se dy të tretat e golave të deritashëm të ekipit. Messi ka arritur në kuotën e 51 shënimeve dhe është realizatori më i mirë i Barcelonës, Edhe Xavi ka përmirësuar bilancin e tij duke shënuar nëntë herë në La Liga, aq sa edhe i rikthyeri në klub në fillim të këtij sezoni, Cesc Fabregas.

Grupi aktual i futbollistëve ka thyer rekordin e shënuar vitin e kaluar prej 110 nga 152 golave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›