Rekord zhvlerësimi i lekut, fuqizohet monedha evropiane
17/05/2009 Një euro është blerë dje me 132 lekë dhe shitur me 132.5 lekë
Leku kap rekord zhvlerësimi në krahasim me monedhën evropiane, euro, e cila është blerë dje në kryeqytet me 132 lekë dhe është shitur me 132.5 lekë, nivel ky që sipas ekspertëve nuk është parë që prej vitit 2004. Ky nivel, sipas disa agjentëve të zyrave të këmbimit valutor, është i importuar nga jashtë dhe nuk lidhet vetëm me faktorë të brendshëm. Faktor kryesor është ecuria e kursit të këmbimit të euros dhe dollarit në tregjet e huaja. Banka e Shqipërisë, e cila i referohet kursit mesatar, bën të ditur se gjatë dy javëve të fundit monedha evropiane është forcuar në mënyrë konstante, duke pësuar një rritje graduale nga 131 lekë që ishte kursi i këmbimit në fillim të muajit, me 132.3 lekë aktualisht. Gjithsesi, zhvlerësimi i lekut është i lidhur drejtpërdrejt me xhepat e atyre personave që kanë marrë kredi në këtë monedhë, ose që kryejnë aktivitet shkëmbimi tregtar, pasi atyre u kushton më shtrenjtë. Në raportin e saj të fundit Banka e Shqipërisë raporton se ecuria e kursit të këmbimit është ndikuar nga zgjerimi i diferencës së normave të interesit midis depozitave në lekë dhe atyre në monedhë të huaj, që kanë aplikuar bankat e nivelit të dytë që prej fundit të vitit të kaluar. “Kursi i këmbimit i përcaktuar në mënyrë të lirë nga tregu, ka njohur zhvlerësim në tremujorin e parë duke mbartur dhe një efekt psikologjik në të. Me një intensitet shumë më të lartë, kjo dukuri është vënë re edhe në vende të tjera të rajonit”, - theksohet në raportin e BSH-së.