Gjykatat administrative, Berisha kërkon votat e LSI-së
17/05/2009 Kryeministri u tregua i hapur për të mbledhur seancë të jashtëzakonshme
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ndihmë Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe ndonjë force politike për të plotësuar 84 votat që duhen për të miratuar ligjin për ngritjen e gjykatave administrative. Shkak për këtë u bë mungesa e opozitës në seancën e djeshme parlamentare, e cila paraditen e djeshme vendosi të mos shkojë në seancë në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të Rregullores së Kuvendit për thirrjen e saj. “Shpreh keqardhjen që nuk e votojmë dot sot, por në rast se LSI-ja apo ndonjë forcë tjetër pranon të mblidhemi në një seancë të veçantë për ato 84 vota dhe ta votojmë këtë ligj si një detyrim për të mirat materiale ndaj këtij vendi, pasi biznesi ka nevojë për këtë ligj. Ky parlament ka mandat deri në mbledhjen e mandatit të parlamentit të ri. Në çdo kohë le të përdorim mandatin tonë, që të votojmë këtë ligj, nëse pala tjetër është e gatshme”, - tha kreu i qeverisë gjatë seancës së djeshme parlamentare. Në fillim të fjalimit të tij Berisha akuzoi kryebashkiakun Rama për mungesën e deputetëve të opozitën në Parlament. “Ky ligj nuk e lejon më Ramën ta trajtojë Bashkinë e Tiranës si oborrin e tij personal, nga qindra firma në Tiranë të preferohen 4 prej tyre, ky ligj nuk i lejon kryetarit të Bashkisë që nga dhjetëra studio projektimi, qindra arkitektë të shkolluar në shkollat më të mira të botës të injorohen dhe vetëm dy studio të marrin në një vit leje ndërtimi – kuptohet: bashkëpronarë të kryetarit të bashkisë”, - tha Berisha. Po dje me 73 vota pro mazhoranca votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin nga posti të Ministrit të Punës Anastas Duro dhe emërimin në vend të tij të Viktor Gumit. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, seanca vijoi punimet me miratimin e disa projektligjeve dhe të raportit të komisionit hetimor “Rama 2”. Kryetari i këtij komisioni, deputet i Partisë Demokratike Ferdinad Xhaferri, pasi lexoi raportin prej disa faqesh të komisionit, kërkoi që çështja t’i kalojë për shqyrtim Inspektoratit të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive dhe Avokaturës së Shtetit. “Komisioni konstatoi se lejet e ndërtimit të dhëna gjatë periudhës që hetoi ky komision janë në kundërshtim të plotë me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave, pasi të paktën dy anëtarë të KRRT-së janë favorizuar”, - tha Xhaferri. Sipas tij, gjendja e krijuar në KRRT e Bashkisë së Tiranës bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Për këtë arsye ai i kërkoi Kuvendit që të miratojë këtë raport dhe ta dërgojë atë në Prokurori për fillimin e ndjekjes penale të përgjegjësve. Shpallja e pavlefshme e lejeve të ndërtimit dhënë më 17 prill 2009 ishte kërkesa e fundit që komisioni i bëri Kuvendit.
Konferenca e Kryetarëve
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi dje Konferencën e Kryetarëve, e cila pas një mbledhjeje të shkurtër i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të miratojë kalendarin dhe rendin e ditës. Në rend të ditës u përfshinë një sërë projektesh të rëndësishme, mes të cilëve edhe dhënia e pensioneve suplementare për të gjithë ushtarakët, si dhe raporti i komisionit hetimor “Rama 2”, që kishte për objekt lejet e ndërtimit nga kryebashkiaku Rama.
Fondet e KQZ-së
Qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion të partive politike për fushën zgjedhore të procesit të qershorit 2009, 65 milionë lekë. Këto lekë do të ndahen mes partive parlamentare pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme kuvendore. Kuvendi miratoi gjithashtu me 76 vota pro projektvendimin sipas të cilit legjislatura XVII e Kuvendit mbyllet më 28 maj 2009. Mazhoranca la të hapur zhvillimin e një seance të fundit parlamentare.