Rekordi, Eagle Mobile feston me abonentin e 100.000-të
Brenda një kohe rekord kompania më e re e telefonisë celulare në vend “Egale Mobile” ka mundur të rrisë ndjeshëm numrin e abonentëve të saj. Lorenc Pepellashi nga qyteti i Korçës është shënuar si abonenti i 100 mijtë i “Eagle Mobile” më datë 13 tetor 2008, plot 8 muaj pas hyrjes në treg dhe 5 muaj pas promovimit të tarifës proring për bizneset, korporatat e institucionet dhe vetëm 1 muaj pas lançimit të tarifës rinore rini-ring. Në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast në zyrat qendrore të “Eagle Mobile” në Tiranë, drejtori i Përgjithshëm, Ali Taskin, priti abonentin e 100 mijtë dhe e falënderoi atë që ka zgjedhur “Eagle Mobile”. Gjatë ceremonisë, Taskin i ka dhuruar një telefon të teknologjisë së fundit “I Phone 3G” abonentit me fat, me të cilin mund të shijojë të gjithë shërbimet e reja dhe bashkëkohore që ofron tashmë “Eagle Mobile”. “Ne e prisnim suksesin, por jo një interes kaq të madh nga qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj kohe të shkurtër prej 8 muajsh, ne kemi bërë ata që të tjerët e kanë bërë në 2-3 vjet. Me gjithë vështirësitë e mëdha të ngritjes së një kompanie dhe hyrjes në treg, “Eagle Mobile” arriti të ndryshonte tregun e telefonisë celulare, duke shkaktuar një revolucion”, tha Taskin. Në muajin shtator, tarifa rini-ring mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt të koncertit të Madonës në Mal të Zi për 1000 qytetarë shqiptarë.