Audi A4, makina më e bukur e vitit
“Audi A4” është votuar si makina më e bukur e vitit. Çmimi i parë, ndër të gjitha segmentet, është akorduar nga lexuesit e “Auto Bild” në konkursin Audi Bild Design Award. Markat A3, A4 dhe Audi Q5 renditen të parat në kategoritë përkatëse. Sezoni i çmimeve të para për Audi-n, ka filluar në 2006-ën me Audi TT dhe në 2007-ën me Audi R8, për t’u përsëritur këtë vit me Audi A4, e cila është zgjedhur si “Makina më e bukur e vitit” ndër të gjitha kategoritë pjesëmarrëse. Audi A4 u rendit, gjithashtu, e para në segmentin ‘sedan’ dhe ‘station wagon’ me shumë distancë nga konkurrentët. Më tepër se 42.000 lexues të revistës “Auto Bild” morën pjesë në votimin ku konkurronin 100 modele në shtatë kategori. Revista ka organizuar këtë konkurs që nga viti 2006, ku “Audi” është e renditur e para ndër të gjitha kategoritë çdo vit.