Rikthim tek prokuroria politike
HENRI ÇILI
Tetë muaj pasi erdhi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme magjistratja Ina Rama, nuk ka mundur ta çojë prokurorinë më tej se koordinatat ku e la pasardhësi i saj Thoedhori Sollaku. Pavarësisht, nëse kjo gjykohet mirë apo keq, pavarësisht se për çfarë shkaku jemi në pikën ku kemi qenë: kemi një prokurori politike sërish. Eshtë e kotë të vijojë hipokrizia institucionale, pasi duket sheshit që prokuroria dhe qeveria janë një luftë të paparë me njëra-tjetrën e manifestuar kjo në aksionin e përditshëm të prokurorisë dhe piramidës së ekzekutivit.
Qëllimi bazë i Sali Berishës, kur ndërmori atë luftë ndaj Sollakut, tashmë jo thjesht të gjykuar karikaturale e të kotë për nga energjitë politike kolosale të shpenzuara, ishte ta vinte organin e akuzës nën kontroll. Eshtë në natyrën e qeverisë të synojë të vërë nën kontroll pushtetet e tjera dhe është detyra e tyre t’i rezistojnë kësaj. Bilanci i kësaj beteje 3-vjeçare, tetor më tetor, që nisi kryeministri i demokratëve të riardhur në pushtet Berisha, që nga tetori i vitit 2005 e deri në këtë tetor 2008 është një rrethrrotullim: sërish kemi mbërritur në një prokurori politike. Ky institucion për një sërë arsyesh, që lidhen me rolin dhe personalitetin e Presidentit Topi, me rolin e ndërkombëtarëve, e kryesisht të aleatëve amerikanë, vërtet arriti t’i rezistonte kontrollit të qeverisë dhe të Berishës, por ajo nuk mundi të shndërrohej në një institucion realisht i pavarur, i paanshëm në menaxhimin e akuzës publike.
Është jashtë çdo dyshimi që është më e shëndetshme për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare një prokurori, qoftë edhe politike, që i reziston qeverisë dhe kryeministrit, sesa një prokurori që bëhet vegël e qeverisë dhe kryeministrit të radhës. Kjo që ndodh është thjesht gjysma e së keqes. Por kjo është të kënaqemi me pak, me fare pak, pasi beteja për institucionet e pavarura, për pavarësinë e drejtësisë, e cila tanimë ka një biografi 18-vjeçare, meriton një rezultat më të madh, kërkon një objektiv më të madh se sa kaq. Kërkon jo vetëm një prokurori jo të varur nga qeveria, por një institucion akuze, i cili më në fund të tentonte drejt paanësisë, drejt shmangies së përdorimit apo kontekstualizimit politik nga cilido burim që të vijë, mospërfshirje në debatin politik brenda krahëve politikë apo ndërmjet tyre.
Mënyra e procedimit, ligjërimi, kalendari i hetimeve, ritmi i tyre, apo të tjerë elementë të kronikës së prokurorisë së sotme shqiptare nuk e inkuadrojnë këtë institucion në një funksionim efikas, të paanshëm, larg apo jashtë kontekstit politik të momentit në raportet kryeministër–president, qeveri–opozitë etj. Bilanci përgjysmë i deritashëm i këtij institucioni, i cili vërtet nuk i është nënshtruar qeverisë, është i një natyre të tillë që nuk realizon heqjen e prokurorisë së Ina Ramës, nga “lista e zezë” e prokurorive politike paraardhëse e kohës së Alush Dragoshit apo e Arben Rakipit. Madje, madje nga pikëpamja e paanësisë si “neutralitet prej mosreagimit”, ajo nuk po kap dot as standardet e Theodhori Sollakut, i cili të paktën e la të qetë politikën e qeverisë dhe opozitës, apo politikën brenda qeverisë e atë brenda opozitës.
Jemi nëntë muaj para zgjedhjeve të ardhshme dhe ndoshta sovrani duhet të zgjidhë me votën e qershorit të ardhëm edhe këtë çështje të shtruar e rishtruar ethshëm në javët e fundit: çfarë drejtësie do të kemi. Duket qartë që kemi humbur shansin të kemi një prokurori të besueshme, të paanshme, larg dhe jashtë kontekstit politik të ditës. Mëkat!