Rekrutet e Bunavise ne rreshtore, zhvillohet ceremonia per stervitjen
Vlore- Kaosi i krijuar ne repartin e grumbullimit te rekruteve ne Bunavi te Vlores gjate diteve te fundit, eshte shoqeruar dje me nje ceremoni te celjes se stervitjes te te rinjve te marre me force. Ne brigaden e stervitjes nisi dje edhe sezoni i ri stervitor. Nderkohe qe familjaret e te rinjve kane akuzuar per shkelje te te drejtave te njeriut, gjate operacionit te rekrutimit, pasi djem te moshave 19-22 vjec u moren ne banesa dhe ne rruge nga Policia Ushtarake dhe ajo e Rendit ne shume rrethe. Ne ceremoni ka qene i pranishem edhe shefi i Shtabit te Pergjithshem, Maksim Malaj, si dhe drejtues te tjere te larte te ushtrise shqiptare. Komandanti i Doktrinave, Sander Lleshi, deklaroi dje se te rinjte nuk jane marre me force, por se ishin njoftuar me pare per detyrimin ushtarak. Per 9 jave ne kete baze do te behet stervitja e te rinjve, per te vijuar me pas shperndarja e tyre sipas reparteve. Kreu i ushtrise Malaj, gjate pershendetjes iu drejtua ushtareve te rinj, se "neser ju mund te beheni edhe ushtarake te denje te Forcave te Armatosura Shqiptare". Malaj foli edhe per te ardhmen e Shqiperise si anetare e NATO-s, si shenje inkurajuese edhe per rekrutet e rinj. Komandanti i doktrinave Sander Lleshi, iu pergjigj interesimit te mediave ne lidhje me menyren e rekrutimit. Ai tha se "jane zbatuar vetem hapesirat ligjore per rekrutimin e te rinjve, duke respektuar kuadrin ligjor".
Pagesat
Komandanti Sander Lleshi shpjegoi se jane bere gjithe lajmerimet paraprake, ndersa pjesa e detyrimit per sherbimin ushtarak, ende eshte ne fuqi dhe e zbatueshme. Ne lidhje me pagesat qe kane ofruar disa prej te rinjve, ai deklaroi se ne momentin qe behet rekrutimi nuk mund te kryhet me pagesa ligjore.
O.Hila
Pagesat
Komandanti Sander Lleshi shpjegoi se jane bere gjithe lajmerimet paraprake, ndersa pjesa e detyrimit per sherbimin ushtarak, ende eshte ne fuqi dhe e zbatueshme. Ne lidhje me pagesat qe kane ofruar disa prej te rinjve, ai deklaroi se ne momentin qe behet rekrutimi nuk mund te kryhet me pagesa ligjore.
O.Hila