Pragdivorci, ushtari flijohet me nje plumb ne zemer
Kucove- Nje ushtar i repartit ushtarak prane Aviacionit te Kucoves, i ka dhene fund jetes me nje plumb "Kallashnikovi" ne zemer ne kushte te renda depresioni. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem ne ambientet e repartit, vetem pak dite pasi Klodian Armaci, nga fshati Goraj, ishte kthyer nga nje leje disa ditore ne shtepi. Per pak muaj 23-vjecari perfundonte sherbimin ushtarak dhe kthehej prane familjes. Nje grup hetimor eshte ngritur per kete ngjarje dhe ka mbledhur deshmi te shokeve te viktimes dhe drejtuesve te repartit ushtarak. Dyshohet se viktima i ka dhene fund jetes pas gjendjes se renduar shpirterore dhe problemeve qe mund te kete pasur ne familje. Ushtari ishte i martuar dhe sipas rrefimit te shokeve, mendohet se rrezikonte divorcin. Por policia nuk rrezoi as pisten e nje ngjarje aksidentale.
Ngjarja
Mbremjen e se dieles ushtari Klodian Armaci, ka qene ne sherbim ne nje nga vendrojet e repartit te Aviacionit. Sherbimi i nisur nga 23-vjecari rreth ores 20:00 ka nisur normalisht dhe pa probleme, pasi sipas burimeve nga reparti, ai ka shkuar i qete ne vendroje. Por ne oret e para te mengjesit eshte degjuar nje krisme arme, qe ka vene ne alarm te plote drejtuesit e repartit dhe ushtaret. Burime nga reparti me numer 3362, bejne me dije se oficeri i sherbimit ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka gjetur te pergjakur ushtarin. Menjehere 23-vjecari eshte derguar me urgjence prane spitalit rajonal ne qytetin e Beratit. Burime te repartit te Kirurgjise bene me dije se rreth ores 02:15 ka mberritur i plagosur me arme zjarri ushtari Armaci. Mjeket i kane ofruar ndihmen e pare shendetesore, por pa mundur ta shpetojne nga vdekja. Nje plage e marre ne afersi te zemres, i ka marre jeten nje ore pas mberritjes ne urgjence. Trupi i pajete u dergua me pas ne morgun e spitalit, ku iu nenshtrua autopsise dhe eshte terhequr nga familjaret.
Hetimet
Per ngjarjen jane njoftuar edhe ekspertet e policise qe kane nisur hetimet e para. Zyrtare te policise se Beratit thane se eshte sekuestruar arma tip "Kallashnikov", nga e cila eshte shkrehur vetem nje plumb qe i mori jeten ushtarit. Hetimet jane shtrire ne dy pista, plagosje nga pakujdesia dhe vetevrasje. Ushtari 23-vjecar ishte banor i fshatit Goraj ne rrethin e Kucoves dhe pas disa muajsh perfundonte sherbimin ushtarak. Drejtuesit e repartit pohojne se ai ishte nje ushtar i rregullt, nderkohe qe shoket e tij hedhin dyshimet se ushtari eshte vetevrare pasi ndodhej ne nje gjendje depresioni, per shkak se rrezikonte divorcin nga bashkeshortja. Por viktima nuk ishte shprehur asnjehere per problemet personale, nderkohe qe sipas deshmive, Klodiani ishte martuar perpara se te niste sherbimin ushtarak, me nje vajze nga Kucova. Pas vizites se fundit ne shtepi, ishte kthyer i merzitur pasi martesa e tij ishte ne krize, per motive qe ende nuk dihen. Mesohet se familjaret nuk kane dhene asnje deklarim ne momentin e pare dhe pritet te merret deshmia e tyre.
Reparti
Drejtues te repartit prane Aviacionit te Kucoves thane dje per gazeten "KJ" se Klodian Armaci ishte nje ushtar i rregullt dhe nuk kishte shfaqur asnjehere me pare probleme apo shqetesime. Per kete shkak i jepej shpesh edhe leje per te shkuar prane familjes, ndersa ishte i martuar.
E. Hazizolli